UBT

Engel: Edhe një konfirmim se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi deklaratën e mëposhtme në lidhje me marrëveshjen e arritur sot për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë përgëzoj Kosovën dhe Serbinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Në veçanti, do të doja të vlerësoja kryeministrin Thaçi për guximin dhe gatishmërinë e tij për të marrë vendime të vështira dhe kryeministrin Daçiç për pragmatizmin e tij dhe vizionin për të ecur përpara. Angazhimi personal i Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka qenë kritik për këtë marrëveshje historike. Marrëveshja dërgon një sinjal të qartë shprese për një rajon që kërkon t’i jap fund konfliktit dhe se popujt e tyre duan të jetojnë në paqe dhe prosperitet në Bashkimin Evropian. Ky është edhe një tjetër konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë”, ka thënë Engel, i cili shton se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – tani duhet të afirmojnë sovranitetin e Kosovës.

Uji Dea

“Dështimi i tyre për të njohur Kosovën jo vetëm do të vonojë përparimin e vendit në BE, por edhe atë të Serbisë. Dialogu synon të sigurojë një të ardhme të begatë, për të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë. Sot u dha një sinjal i qartë se e ardhmja e Ballkanit mund të jetë e ndritshme, por ka ende shumë punë për t’u bërë përpara”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.