Uji Dea

“Provokohen” zgjedhjet e parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Diskutimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës për mundësinë e futjes së vendit në zgjedhje të parakohshme këtë vit, kanë mobilizuar partitë opozitare në vend që shpallja e mundshme e tyre mos t’i zërë të papërgatitura.

Zyrtarë të lartë të PDK-së që janë në Qeveri, kanë diskutuar ditët e fundit për këtë ide dhe besojnë se ideja e tyre do të realizohet qoftë përmes krizës institucionale, përmes dërgimit të presidentes Atifete Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese, qoftë përmes lejimit të votëbesimit të Qeverisë sikur në vitin 2010.

FIDANISHTJA

Një zyrtar i lartë i PDK-së në Qeveri i ka treguar “Tribunës” me kusht anonimiteti, se PDK-ja, pavarësisht rrethanave, nuk do të hyjë në zgjedhje pa e përfunduar reformën zgjedhore. “Prandaj takimet për reformën zgjedhore tani do të intensifikohen dhe ky proces do të kryhet shpejt. Sfida më e madhe për ta përmbyllur këtë proces na mbetet kushtëzimi i komuniteteve pakicë për vendet e rezervuara, ngase këtë ata po na kushtëzojnë me ndryshimet kushtetuese, por besojmë se një zgjidhje do të bëhet edhe në këtë çështje.

Ideja jonë është që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të bëhen përnjëherë me zgjedhjet lokale”, ka treguar zyrtari i lartë i partisë së kryeministrit Hashim Thaçi.(Tribuna)