UBT

Plani i SHBA-së: Ushtria e Kosovës pas 3 – 5 vjetësh në veri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Beograd – Në tavolinën e negociatave të raundit të nëntë ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të jetë plani të cilin e kanë përgatitur SHBA, pikë kyçe e të cilit është se nuk do të ketë ushtri të Kosovës në veri, transmeton FoNet raportin nga ‘Novi magazin”.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Prishtina në raundin e sotshëm plus, do të pranojë shumë koncesione që çojnë drejt marrëveshjes, por se koncesione priten edhe nga Beogradi, por pa e rrezikuar kërkesën themelore – sigurinë e Bashkësisë serbe në veri e jug të Ibrit, transmeton Koha.net.

Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë të Kosovës brenda disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në pjesën e veriore të Kosovës. Propozimi i ndërmjetësit të “padukshëm” është që kjo periudhë të jetë tri deri pesë vjet, ndërsa Serbia kërkon një periudhë dhjetëvjeçare, kështu që duket se periudha pesëvjeçare do të jetë opsioni më real.

Po ashtu sipas burimeve të kësaj gazete konfirmohet se FSK-ja, ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mund të intervenojë vetëm në raste të fatkeqësive elementare, pra pa armë.

Eco Higjiena

Pikë tjetër e planit e marrëveshjes së mundshme është autonomia e plotë e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ashtu siç parashihet edhe me Planin e Ahtisarit.

Njëherësh, Prishtina merr obligimin se nuk do të kërkojë zgjerimin e Bashkësisë as me pjesën jugore të Mitrovicës, as me komuna të tjera me popullsi shumicë shqiptare.

E panjohura që duhet të zgjidhet është emërimi i shefit të policisë rajonale në veri si dhe kompetencat dhe subordinimi i gjykatave, që sipas “Novi magazin” kjo do të mund të jetë pikë kyçe e marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, me dëshirën për të arritur marrëveshje me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.