Eko Higjiena

Gara, kush më opozitar, vështirëson koalicionet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Problemi kryesor i opozitës në Kosovë, i cili edhe e ka mbajtur atë të përçarë tërë kohën, është gara mes protagonistëve të kësaj skene se kush do të jetë lider i opozitës, vlerëson analisti Ardian Arifaj. Ndërsa, analisti tjetër, Emrush Ujkani, vlerëson se partnerit, që ftohet në koalicion, duhet t’i jepet mundësia për të diskutuar për formën e bashkëpunimit.

Analisti Ardian Arifaj thotë se LDK-ja e sheh veten si partia më e madhe nga partitë opozitare së paku në vota dhe rrjedhimisht mendon se i takon të jetë udhëheqëse e opozitës dhe çfarëdo koalicioni që do të garonte së bashku në zgjedhje.

“Në anën tjetër, edhe AAK e sheh veten si parti më aktive në opozitë, pra më opozitare se LDK-ja, dhe kërkon që t’i takojë roli udhëheqës në opozitë”, ka thënë Arifaj për Telegrafin.

Sipas tij, formimi i koalicioneve mes partive deri tani nuk është bërë për shkak të ideologjisë apo parimeve të ngjashme por krejtësisht në bazë të interesave të çastit. Prandaj edhe partitë opozitare, si LDK ashtu edhe AAK, e shikojnë njëra tjetrën jo si partnere, por si konkurrencë dhe nuk i besojnë njëra tjetrës më tepër se sa partive tjera.

“LDK mbetet parti e madhe dhe mund t’i garantojë AAK-së ndoshta edhe qeverinë. Deri sa PDK nuk ishte gati t’i a dorëzonte AAK-së postin e kryeministrit, LDK këtë e kishte bërë më herët. Prandaj, LDK beson që është në gjendje ta ftojë AAK-në për koalicion”, ka thënë Arifaj.

Sipas tij, koalicionet në Kosovë nuk formohen në bazë të ideologjisë apo besimeve dhe parimeve të përbashkëta. Prandaj edhe në Kosovë ndodh që çdo parti është e hapur për të bërë koalicion me çdo parti tjetër.

FIDANISHTJA

“AAK duket se është larguar nga PDK, pasi kjo e fundit nuk e pranoi në qeveri pas kthimit të liderit të së parës, z. Ramush Haradinaj. Rrjedhimisht, duket që AAK është më e afërt me partitë tjera, si LDK apo LDD me të cilën tani është lidhur. Megjithatë, në Kosovë, partitë politike, përveç Vetëvendosjes, kanë dëshmuar se janë të gatshme që të formojnë koalicion me cilëndo parti tjetër, pa marrë parasysh se në çfarë raporte kanë qenë më herët”, ka thënë Arifaj.

Ndërsa, analisti tjetër Emrush Ujkani, vlerëson se partnerit që ftohet në koalicion duhet që së paku t’i jepet mundësia për të diskutuar e jo të thuhet këto janë kushtet. Sipas tij, vendosja e parakushteve për ta synuar marrjen e pushtetit ende pa hyrë në garë, u ka kushtuar partive opozitare të dy palë zgjedhjet e fundit, dhe më së shumti i shkon për favor partive në pushtet.

“Qëllimi normal i secilës fjali është ardhja në pushtet, megjithatë mënyra se si po tentohet të krijohen këto koalicione më së paku besoj që bazohen në aspektin parimor. Është i theksuar qëllimi për të mos zgjedhur mënyrën në të ardhur në pushtet”, ka thënë Ujkani.

Sipas tij, partive politike në Kosovë ju mungon profilizimi i tyre, edhe pse shumica deklarohen si të djathta. A ka deklaruar se AAK-ja është njëra prej partive më të djathta, edhe pse LDK-ja është anëtare e partive popullore evropiane.

“AAK-ja iu afru vet partisë në pushtet, nuk e arriti e menjëherë kaloi në ekstremin tjetër duke vazhduar avazin e vjetër. Ndërsa AAK me LDK-në qëndrojnë goxha larg me njëra-tjetrën, ndërkohë AAK pati një koalicion me LDD-në”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/