UBT

PDK po mendon për zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qytetarët e Kosovës shumë shpejt mund të ftohen që të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë ka filluar të diskutohet në Partinë Demokratike të Kosovës e cila udhëheqë me Qeverinë.

Zyrtarë të lartë të PDK-së që janë në Qeveri kanë diskutuar ditëve të fundit për këtë ide dhe besojnë se nëse nuk arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme këtë vit, meqë një kërkesë e tillë mbështetet edhe nga partitë opozitare në Kosovë të cilat këto zgjedhje i kanë kërkuar qysh vitin e kaluar.

ARKATANA

Refuzimin e marrëveshjes në Bruksel nga ana e Serbisë, partia e kryeministrit Hashim Thaçi e sheh si një “kapital” të saj që të futet në zgjedhje “si triumfuese që nuk pranoi koncesione për veriun e Kosovës”, ka treguar me kusht anonimiteti një zyrtarë i lartë i PDK-së. “Dështimi për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në këtë muaj është armë e fortë për partinë tonë”, ka thënë zyrtari i lartë i PDK-së.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.