Kontrabanduesve të armëve (shqiptaro – serb), nga 30 ditë paraburgim
Gjilan – I njohur si grup kriminal gjykatësi i procedurës paraprake u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim Emin Zenunit, Shaqir Mustafës, Bashkim Bajramit nga Vitia dhe Goran Maksimoviqit nga Pasjani i Gjilanit. Ky grup po dyshohet se është marrë me kontrabandim të armëve.
Grupi shqiptaro serb i cili u arrestua nga policia me kodin “Bunkeri” pasi janë dëgjuar nga policia hetuese dhe prokurori i rastit Afrim Shefkiu, atyre i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
I njohur si grup kriminal gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit (departamenti për krime të rënda), Ilmi Dalipi u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim Emin Zenunit (1948), Shaqir Mustafës(1981), Bashkim Bajramit(1980) nga Vitia dhe Goran Maksimoviqit(1987) nga Pasjani i Gjilanit. Ky grup po dyshohet se është marrë me kontrabandim të armëve.
Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se ky grup është hetuar një kohë të gjatë. Sipas Malokut ndaj këtij grupi po bëhen hetime për veprat penale “Kontrabandimi me armë dhe shitblerje”.
Ndryshe operacioni policor i koduar “Bunkeri” ishte realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit, dhe kishte rezultuar me arrestimin e katër të dyshuarve dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve dhe municionit të cilat janë marrë në cilësi të provave materiale.
Personat e arrestuar dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer vepra penale të kontrabandimit me armë të ndryshme, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.
Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale: 2 (dy) armë automatike AK 47, 1 (një) pushkë M 48, 2 (dy) pushkë gjuetie, 1 (një) pushkë ajrore
, 1 (një) revole kal. 7.65 CZ, 234 (dyqind e tridhjetë e katër) fishekë kalibrash të ndryshëm, 2 (dy) telefona celularë./rajonipress/


