Eko Higjiena

Haziri: Vizita e Thaçit në Gjilan për të kamufluar depresionin politik

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i LDK-së në Gjilan dhe deputet në Parlamentin e Kosovës tha të shtunën se vizita e Hashim Thaçit në Gjilan nuk ka për qëllim sjelljen e investimeve e as për të realizuar nevojat e qytetarëve të saj, por janë vizita që kanë synim kamuflimin e depresionit politik e financiar që e ka shkaktuar vet kryeministri dhe udhëheqja e saj komunale, duke e zhytur Gjilanin në borxhe përmes premtimeve elektorale.

Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri të shtunën në një takim me mediet ka akuzuar Hashim Thaçin se po shfrytëzon dhe po i keqpërdor vizitat e tij në Gjilan. “Vizita e Thaçit në Gjilan vetëm ka kamufluar depresionin politik dhe financiar që e ka përfshirë këtë komunë e cila realisht është zhytur në borxhe edhe përmes premtimeve elektorale” tha Haziri.

Haziri tha se Universiteti i Gjilanit dhe zvarritja e tij po bëhet për të pritur zgjedhjet.”Ky është një projekt që ka nisur në vitin 2008 dhe është projekt i përbashkët PDK-LDK dhe bashkë edhe duhet të kryhet. Por vonesa për ta funksionalizuar atë po shihet se ka motiv kryesor zgjedhjet sepse në komunat e tjera Universitetet janë hapur dhe janë duke punuar normalisht”.

Haziri e ka kritikuar Thaçin edhe rreth emërimit të këtij Universiteti ende pa lindur.”Emërimi nuk mund të bëhet nga kryeministri sepse janë profesorët, intelektualët, por edhe mekanizmat ligjor që e rregullojnë këtë çështje” shtoj Haziri.

Mobi Casa

Ndërkaq Haziri ka folur edhe për projektin e lumit “Mirusha”. “Ky projekt madhor për Gjilanin është shndërruar në një “Urë të shenjtë” sepse mjetet e Mirushës po manipulohen dhe projekti po deformohet meqë janë ndërruar punëkryesit. Ky projekt megjithatë duhet të ketë mbështetjen e qëndrueshme buxhetore dhe punët të kryhen me dinamikën e paraparë” tha Haziri.

Haziri ka kritikuar Thaçin edhe për premtimin e korsive në drejtimet Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj. “Këto premtime janë më shumë elektorale sepse korsit dhe zgjerimi i tyre askund nuk është i paraparë me kornizën buxhetore”. Sipas Hazirit edhe rruga Gjilan – Ferizaj – Dheu i Bardhë që mendohet të lidhë Anamoravën me Durrësin dhe Shkupin është pak e shfrytëzueshme për qytetarët e këtij regjioni.

“Gjilani dhe Anamorava është përjashtuar padrejtësisht nga ky projekt dhe nga aksi i këtyre korridoreve. Ky është një diskriminim i llojit të vet sepse Anamorava po anashkalohet e bashkë me këtë edhe Kosova Lindore. Mos harroni se porta “Dheu i Bardhë” është vendi më i frekuentuar në Kosovë, ndërsa Anamorava fatkeqësisht ende ka një infrastrukturë të viteve 1970-ta.

Haziri ka përmendur edhe borxhet që ka qeveria lokale mbi 3 milion euro.”Borxhet e Komunës së Gjilanit nuk mund të fshihen me SMS sepse ato janë të shumta. Shumë rrugë ende nuk janë kryer derisa shumë kompani nuk i kanë marrë mjetet e tyre, kurse janë premtuar shumë subvencione. Edhe angazhimi për të kryer punë konsulente prej 170 mijë eurove është një kosto e pa arsyetueshme që i kushton shumë Gjilanit” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.