FIDANISHTJA

Një vit e gjysmë burg hajnit që i vodhi armën oficerit policor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Ilmi Dalipi e ka dënuar dhe shpallur fajtor me 1 vit e gjysmë burg efektiv Husmet Avdylin nga fshati Debëllde i Vitisë, për shkak se më 3 janar 2013 kishte vjedhur në shtëpinë e oficerit policor revolen “Glock” me dy karikatorë dhe 30 fishekë, radiolidhjen, sprejin, prangat dhe rripin zyrtarë.

Gjykata Themelore e Gjilanit të enjten shpalli fajtor Husmet Abdylin për dy vepra penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “vjedhje e rëndë”.

Kryetari i trupi gjykues Ilmi Dalipi tha gjatë shpalljes së aktgjykimit se Avdyli është fajtor sepse sipas aktakuzës që ka ngritur prokurori Arben Kadriu, Avdyli dyshohet se më 3 janar 2013 e ka vjedhur në shtëpinë e zyrtarit policor F.B. revolen e tipit “Gllock” me dy karikatorë dhe 30 fishekë dhe më pas me Taksi ka shkuar në Bujanoc, ku ia shet një personi nga fshati Lluqan për shumë prej 450 eurove.

ARKATANA

Avdyli me këtë rast ka kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjithashtu Avdyli akuzohej edhe për veprën e dytë penale “vjedhje e rëndë” sepse me të njëjtën datë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kryer vjedhje të rëndë në dëm të të dëmtuarit oficerit policor të Kosovës, F.B., ashtu që me forcë e hap derën e hyrjes, hynë në shtëpinë e policit dhe aty e vjedhë armën zyrtare “Glock” me dy karikatorë dhe 30 fishekë, radiolidhjen, sprejin, prangat dhe rripin zyrtarë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjykatësi Ilmi Dalipi tha se trupi gjykues ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe provat dhe ka ardh në përfundim se Avdyli është fajtor për dy veprat penale dhe dënohet me një dënim unik prej 1 vit e gjysmë duke i vazhduar edhe paraburgimin deri në plotëfuqishmërin e aktgjykimit të shkallës së parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.