Eko Higjiena

Pikat e Ashtonit nuk zbatohen njëanshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rinegocimi i draftmarrëveshjes së baroneshës Catherine Ashton nga palët në bisedime, delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, sipas pozicionit aktual të Brukselit, tash për tash duket i pamundshëm.

Të dy vendet sikur janë rikthyer në kohën kur nuk arritën të merreshin vesh për Planin e Ahtisarit në Vjenë, por të cilin, megjithatë njëanshëm e pati zbatuar Kosova me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Por, ishte pikërisht refuzimi i Serbisë dhe i serbëve në veri të vendit që bëri që Plani Ahtisari të mos mund të zbatohet në komunat veriore.

Fundamenti

Pavarësisht faktit që palë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje parashihen të jenë jo vetëm Prishtina e Beogradi, por edhe Bashkimi Evropian dhe NATO – përkatësisht KFOR-i, një firmë serbe në draftin e Ashtonit konsiderohet si e domosdoshme për zbatim.

Autoritetet e Kosovës nuk kanë kontroll në veri, përderisa Serbia ruan ende ndikimin e saj atje, sado që serbët duken të revoltuar me negociatat e fundit. Bazuar në pozicionet aktuale politike, Prishtina, përmes kryeministrit Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’u rikthyer në Bruksel, jo për të negociuar tutje, por për të nënshkruar marrëveshjen. Përderisa pala serbe, një draft të tillë e konsideron të papranueshëm, por duke zbatuar disa taktika negociuese, nuk i ka thënë përfundimisht jo draftit të shefes së diplomacisë evropiane .(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.