ARKATANA

Kuçi: Duam zgjidhje paqësore, por…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se aktualisht Kosova nuk është duke menduar asgjë tjetër përpos zgjidhjes paqësore me Serbinë.

Ai ka thënë se marrëveshje ndërmjet dy shteteve garanton integrimin paqësore të Veriut të Kosovës.

Sipas tij, nëse ndodh e kundërta do të jetë sfidë për Kosovën, Serbinë dhe BE’në.

“Jemi të fokusuar në arritjen e marrëveshjes dhe ky është qëllimi ynë. Arritja e marrëveshjes garanton integrim paqësor dhe të dinjitetshëm të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të vendit tonë. E kundërta është sfiduese për ne, për Serbinë dhe për BE’në”, ka thënë Kuçi për Portalin Express.

“Ne duam zgjidhje paqësore dhe institucionale në raport paqeje me fqinjët përfshirë edhe Serbinë”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Reagimi i Zëvendëskryeministrit vjen pak kohë pasi mediat serbe kanë raportuar se Prishtina po përgatitet për të dërguar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në Veri.

Madje, këto media kanë shkruar se Kosova po e përgatitë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për të ndërhyrë në pjesën ku mungon rendi dhe ligji.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërshtetërore që është duke u ndërmjetësuar nga Brukseli.

Deri më tash, Serbia ka hezituar t’i thotë “PO” marrëveshje, me arsyetimin se me këtë do të kapitullonte shteti serb.

Sidoqoftë, zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjes mes dy vendeve do të ndikonte keq për rrugën integruese të Kosovës dhe Serbisë në BE.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.