UBT

Dega e LDD-së në Gjilan përkrah Dacin rreth koalicionit me AAK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jashar Ramadani kryetar i LDD-së në Gjilan tha për rajonipress se kryesia e degës së LDD_së në Gjilan përkrah fuqishëm Nexhat Dacin rreth nënshkrimit të koalicionit me AAK. Ky koalicion është në interes të Kosovës dhe vet LDD-së vlerëson Ramadani.

Përkrahja e parë rreth koalicionit me AAK në qendër, Nexhat Dacit i ka shkuar nga kryesia e mbetur e LDD-së në Gjilan. Dega e LDD-së në Gjilan të shtunën në takimin e saj me kryesin ka vendosur që ta përkrah koalicionin LDD-AAK tha për rajonipress Jashar Ramadani kryetar i LDD-së në Gjilan.

Ramadani tha se kryesia e LDD-së në Gjilan ka vendosur ta përkrah koalicionin sepse është në interes të Kosovës dhe ky koalicion në radhë të parë është në interes të vet LDD-së tha Ramadani.

Uji Dea

Sipas tij zhvillimet dramatike të kohëve të fundit e kanë dinamizuar skenën politike dhe realisht ka qenë i domosdoshëm edhe ndryshimi i kursit të LDD-së, karshi kërkesave për partneritet dhe koalicione parazgjedhore.

Ramadani tha se shpreson që bërthama e LDD-së do të ruhet dhe ky koalicion do të jetë një investim dhe kthesë pozitive për tërë skenën politike kosovare, e në këtë mes përfitues do të jetë edhe anëtarësia e LDD-së në Gjilan mendon Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: