ARKATANA

Maliqi: Komuna e ka humbur rrugën në oborr të vetin

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së dhe këshilltarë komunal në një konferencë për medie ka dhënë vërejtje të shumta rreth raportit financiar të vitit 2012. Maliqi tha se buxheti komunal sipas tabelave është shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar, kemi shpenzime ekstreme në të gjithë sektorët. Thjeshtë Komuna me borxhet që i ka e ka humbur rrugën në oborr të vetin tha Maliqi.

Zijadin Maliqi edhe në konferencën e së shtunës në selinë e LDK-së ka dhënë vërejtjet dhe ankesat e tij profesionale rreth raportit financiar për vitin 2012 të paraqitura nga drejtori i finance Nuhi Nuhiu, e cili raport është aprovuar nga këshilltarët komunal, por pa votat e LDK-së.

Maliqi ka dhënë vërejtje të shumta rreth raportit financiar të vitit 2012. Maliqi tha se buxheti komunal sipas tabelave është shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar, kemi shpenzime ekstreme në të gjithë sektorët. Thjeshtë Komuna me borxhet që i ka e ka humbur rrugën në oborr të vetin tha Maliqi.

Maliqi tha se sa u përket shpenzimeve kemi vërejtje të mëdha në menaxhimin e buxhetit. “Shpenzimet për Mallra dhe Shërbime sipas pasqyrës së shpenzimeve në raportin financiar, del se janë sa edhe ato të planifikuara, por kur këtyre shpenzimeve u shtojmë edhe shpenzimet e krijuara për mallra dhe shërbime, por të pa paguara dhe të bartura në vitin 2013 në vlerë prej 1.365. 000 euro , atëherë del se shpenzimet për mallra dhe shërbime për vitin 2012 kapin vlerën prej 3.912. 000 euro apo për 53% më shumë se sa ato të planifikuara që është e pa justifikueshme” tha Maliqi.

Sipas tij te kjo kategori e shpenzimeve mendojmë se ka shpenzime të mëdha sipas kodeve buxhetore çka do të thotë se pushteti aktual vazhdon me avazin e vjetër, edhe përkundër vërejtjeve tona të njëpasnjëshme të cilat i kemi paraqitur përmes seancave të kuvendit dhe konferencave për shtyp.” Edhe më tej mendojmë se shpenzime të mëdha bëhen për telefoni si fikse ashtu edhe për Vala 900 – afro 64.500 euro, e sidomos Vala 900 afro 26.000 euro. Te kodi Vala 900 nga viti nxiti në vit kemi rritje të shpenzimeve përkundër uljes së çmimit të këtij operatori. Gjithashtu mendojmë se shpenzime të mëdha kemi edhe te kodet buxhetore: Udhëtimet jashtë vendit afro 52 000 euro, furnizimet për zyre 233 000 , derivatet për vetura 105 000, mirëmbajtja e veturave 41 000, dreka zyrtare dhe ushqim dhe pije mbi 100. 000 euro, si dhe në shumë kode tjera buxhetore.

Maliqi tha se vlera e këtyre kodeve buxhetore dhe e kodeve tjera do të rritej shumë poqese do ta kishim pasqyrën e obligimeve të bartura në vitin 2013 sipas kodeve buxhetore.

UBT

Gjithashtu nga raporti shihet se një pjesë e pagave (punëtorëve të marr me kontratë në vepër) paguhet nga kategoria mallra dhe shërbime, që është në kundërshtim me Ligjin mbi Buxhetin.

Rritja e kësaj kategorie të shpenzimeve ndikon në zvogëlimin e kategorisë së shpenzimeve për investime kapitale.

Maliqi dha vërejtje edhe sa u përket investimeve kapitale, meqë sipas tij gjendja nuk është aspak e mirë në komunën e Gjilanit. “Nga raporti shihet se shumë pak investime ka pasur sidomos në infrastrukturën rrugore. Edhe ato vlera të cilat paraqiten në raport kryesisht janë pagesa të borxheve nga vitet e më parme. Nga pasqyra e projekteve shihet se shumë projekte edhe më tej janë të pa finalizuara edhe pse kontratat janë të nënshkruara në vitet 2009;2010;2011 siç janë: asfaltimi i rrugëve në fshatin Livoq i Ulët kontrata e nënshkruar me 23.11.2009, ende e pa finalizuar, asfaltimi i rrugëve –Lagja e Bllacajve dhe në Gumnishtë kontrata 24.11.2009, ende e pa finalizuar, ssfaltimi i rrugëve te Teqja e qytetit, kontrata e lidhur me 21.01.2010, ende e pa finalizuar, asfaltimi i rrugës Kravaric, kontrata 04.10.2010, ende e pa finalizuar, asfaltimi i rrugës Kosaq-Kosaq e epërme kontrata 09.12.2010, ende e pafinalizuar, asfaltimi i rrugëve në Malishevë-Lagja e Muhagjerëve kontrata 30.12.2010, ende e pa finalizuar, ndërtimi i sallës së Edukatës fizike Malishevë, kontrata 24.06.2010, e pa finalizuar, rregullimi i terenit sportiv te shkollat e mesme, kontrata 09.11.2010 as e filluar, si dhe shumë projekte tjera.

Maliq ka frikë se meqë me buxhetin e vitit 2013 nuk është planifikuar asnjë cent për infrastrukturën rrugore, atëherë shtrohet pyetja se kur do të kryhen projektet në fjalë.

Por sipas tij maja e së keqes në këtë raport financiar paraqitet në tabelën- Borxhet e Komunës së Gjilanit për vitin 2012. “Borxhet e bartura nga viti 2012 në vitin 2013 kapin shumën prej 3. 292. 000 euro që në krahasim me borxhet e bartura nga viti 2011 në vitin 2012, janë për afro 30% më të mëdha. Kjo vlerë e madhe e borxheve, vjen për shkak të menaxhimit jo të mirë të buxhetit nga ana e pushtetit aktual, si dhe mosrespektimit gjegjësisht shkeljes së ligjeve që rregullojnë këtë sferë siç janë: Ligji i Prokurimit Publik;Ligji mbi Menaxhimin e Financave Publike;si dhe Ligji mbi Financat e Pushtetit Lokal. Lidhja e kontratave për punë, furnizime dhe shërbime pa disponushmërin (zotimin) e mjeteve financiare sjell deri te një situatë e tillë”.

Maliqi edhe njëherë i ka bërë ftesë pushtetit aktual që ta menaxhoi më mirë buxhetin e komunës sepse ajo është para e taksapaguesve të Gjilanit dhe Kosovës dhe se ata presin që paraja e tyre kryesisht të u kthehet përmes investimeve kapitale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: