Eko Higjiena

Mandati i Thaçit varet nga reforma zgjedhore

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Haki Demolli, kryetar i Komisionit për Reforma Zgjedhore, organ të cilit i ka kaluar mandati, ka pranuar se neglizhenca e partive të koalicionit dhe mosinteresimi i tyre ka sjellë ngecje në ndryshimet zgjedhore. “Koalicioni qeverisës nuk ka qenë i interesuar që të ketë proces të reformimit të ligjit mbi zgjedhjet. Dhe kjo ka qenë arsye pse ka ardhur deri te ngecja e këtij procesi”, ka thënë Demolli.

Në një interviste për gaztën “Tribuna”, ka vlerësuar se me këtë neglizhencë Qeveria po ia zgjat mandatit vetes, dhe kjo, sipas tij, shkon në favor të koalicionit aktual. “Reforma është element që u ndihmon atyre për kryerjen e mandatit”.

Edhe pse komisioni të cilin e ka drejtuar nuk ka arritur të kryejë punën deri në fund, nuk pranon ta quajë të dështuar. Ai është shprehur i bindur se është bërë punë shumë e madhe drejt përmirësimit të zhdukjes së manipulimit të votave. Ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë shumë më mirë të organizuara se ato në vitin 2010. Deputeti që vjen nga radhët e LDK-së, është shprehur i gatshëm që ta vazhdojë punën për reformat zgjedhore nëse merr mandat nga Kuvendi.

Tribuna: Si mund ta vlerësoni procesin e reformës zgjedhore kur ky proces ka kaluar në duart e liderëve të partive?

FIDANISHTJA

Demolli: Në si komision qysh në fillim të punës kemi hasur në vështirësi sa i përket sistemit zgjedhor. Arsyeja kryesore pse janë paraqitur këto vështirësi, ka qenë struktura e komisionit. Ne kemi qenë nëntë anëtarë dhe kemi prezantuar partitë politike. Për shkak të saj, ne e kemi pasur të vështirë marrjen e vendimit për arsye se grupet parlamentare kanë pasur propozime shumë të ndryshme. Prandaj ka qenë e pamundur të arrijmë konsensus dhe kjo ishte arsyeja pse ne kemi kërkuar ndihmën e liderëve të partive politike.

Tribuna: A keni pasur pengesa në çështje të tjera gjatë punës tuaj?

Demolli: Gjatë mandatit tonë është vërejtur se nuk është duke u zbatuar në tërësi rezoluta që është miratuar në Kuvend pas marrëveshjes së tre liderëve politikë. Në këtë rast nga rezoluta nuk është përmbushur çështja e zgjedhjes së presidentit, sepse sipas rezolutës ka qenë e paraparë që Komisioni për Ndryshime Kushtetuese t’i përgatisë dispozitat dhe amendamentet përkatëse.