Ajvazi: Vizita e KPF-së në Turqi , më shumë turistike
Gjilan – Ramadan Ajvazi nga LDK-ja thotë se vizita e delegacionit të KPF-së në Turqi më shumë është turistike sesa që sjell ndonjë dobi për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit. Në këtë vizitë përfitues i vetëm është Selim Selimi që është zëvendëskryesues i Asamblesë Komunale, i cili meqë është turk i ka shfrytëzuar dhe forcuar benificionet e veta.
Vizita e KPF-së në Turqi e organizuar nga Selim Selimi zëvendëskryesues i Asamblesë Komunale, e paguar nga taksat e qytetarëve të Gjilanit po shihet me sy kritik nga opozita.
Ramadan Ajvazi nga LDK-ja i cili edhe është pjesë e komitetit të shërbimeve publike tha për rajonipress se janë brengosëse vizita e shpeshta në shtetet e ndryshme e të cilat vizita më së shumti i kushtojuni taksapaguesve gjilanas.
Ajvazi thotë se vizita e delegacionit të KPF-së në Turqi më shumë është turistike sesa që sjell ndonjë dobi për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit. “Në këtë vizitë përfitues i vetëm është Selim Selimi që është zëvendëskryesues i Asamblesë Komunale, i cili meqë është turk i ka shfrytëzuar dhe forcuar benificionet e veta. S`ka hair nga kjo vizitë e cila i ka bërë bashkë pozitë e opozitë. Unë jam kritik edhe për anëtaret e LDK-së që janë pjesë e këtij delegacioni” u shpreh Ajvazi.
Ajvazi thotë se Komiteti për Politikë dhe Financa(KPF) është njëri nga organet më të fuqishme të Komunës, ku merren vendime e rekomandime. “KPF-ja duhet të jetë shembull për qytetarët dhe shembull për të mos e keqpërdorur taksën e tyre. Në këtë rast ndodhi e kundërta, për pak interes dhe për një vizitë turistike interesi i bashkojë të gjithë” shprehet Ajvazi.
Për Ajvazin janë të pashpjegueshme shpenzimet në këto vizita turistike . “Në Gjilan kemi shumë raste sociale, ka shumë hallexhinj që kanë nevojë për ndihma. Unë u them stop këtyre vizitave që kanë vetëm një emër “luks” shprehet ai.
Madje Ajvazi ia zënë për të madhe edhe kryesuesit të Kuvendit Izmi Zekës për të cilin thotë se ka përgjegjësi meqë nuk po arrin të kontrollojë mekanizmat e Kuvendit./rajonipress/


