Eko Higjiena

Liderët duan president nga Kuvendi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë parlamentare për dallim nga takimi i javës së kaluar, të premten nuk kanë arritur pajtime për asnjë pike lidhur me ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.

Në takimin që është kryesuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është arritur pajtueshmëri vetëm për mandatin shtesë që komisioni parlamentar duhet të marrë. Haradinaj ka bërë të ditur se në takim është prekur, tema e zgjedhjes së presidentit, vendet e rezervuara për komunitetet, çështja e KQZ-së por edhe postet e deputetëve për malazezët dhe kroatët. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, sipas Haradinajt, shumica e partive janë që kjo procedurë të mbetet e njëjtë.

Eco Higjiena

“Ne jemi të hapur që zgjedhja e presidentit të bëhet në Kuvend”, ka thënë Haradinaj. Lidhur me ulëset për kroatët e malazezët, Haradinaj ka thënë se partitë nuk janë shprehur kundër, por për detaje ka mbetur që të vendoset në takimet e ardhshme.

Kryetari i AAK-së ka pranuar se dialogu në Bruksel po ndikon në procesin e reformës zgjedhor. “Nuk ka ndikim direkt, por mund të them se e prek çështjen e ulëseve të rezervuara. Neve na intereson edhe përfaqësimi i serbëve të veriut, ta zëmë, por nuk kishim pas dëshirë me qenë në dëm të serbëve të pjesës qendrore”, ka deklaruar Haradinaj (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.