UBT

Surdulli: Me FSK-në do të bashkëpunojmë ngushtë për shumë projekte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtohet bashkëpunimi edhe më tepër mes komunës edhe FSK-së , nëpërmjet realizimit të aktiviteteve e projekteve të përbashkëta për të mirën e qytetarëve të komunës së Kamenicës u tha në takimin që pati Shaip Surdulli me major Agron Spahiun dhe kapiten Blerim Sahitin.

Surdulli i njoftoi oficerët e FSK-së, për të gjitha të arriturat në komunën e Kamenicës , projektet që po realizohen edhe ato në realizim e sipër.

Surdulli në këtë takim ka folur edhe për situatën e sigurisë në komunën e Kamenicës cila u tha se është e qetë, marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të mira , si dhe bashkëpunimi i mirë mes komunës me të gjitha komunitetet.

Eco Higjiena

Ndërsa oficerët e FSK-së njoftuan kryetarin Surdulli me aktivitetet e tyre në kuadër të FSK-së, dhe shprehën kënaqësinë që edhe nga komuna e Kamenicës ka pjesëtarë në struktura komanduese, si dhe pjesëtarë të komuniteteve në kuadër të FSK-së.

Sipas major Spahiut, edhe më tutje do të vazhdoj rekrutimi i pjesëtarëve të komuniteteve edhe nga komuna e Kamenicës kurse bashkëpunimi me komunën do të vazhdoj me takime edhe aktivitete të përbashkëta ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: