ARKATANA

Gratë e Artanës kërkojnë ndihmën e kreut komunal

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri u taku sot me grupin e grave të cilat janë të kyçura në projektin Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim (FEZH). Ato kanë kërkuar nga Ymeri që të ju sigurohet një pikë shitëse në tregun e Llabjanit ku do të kenë mundësi grat t`i shesin produktet e tyre të cilat i punojnë në shtëpi.

Qëllimi i këtij takimi ishte të shqyrtohen kërkesat e tyre , ku njëra ndër to ishte që të ju sigurohet një pikë shitëse në tregun e Llabjanit, ku do të kenë mundësi grat t`i shesin produktet e tyre të cilat i punojnë në shtëpi.

Vjollca Zeqiri Koordinatore e projektit të FEZH-it e informoi Kryetarin e Komunës për ecurinë e këtij projekti dhe për punën që kanë bërë grat deri tani, ku ndër të tjerash ajo se së bashku me grat e inkuadruara në këtë projekt falënderuan Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri dhe Kryesuesen e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti për ndihmën e pa kursyes që ju është ofruar.

Mobi Casa

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se ai çdo herë i ka mbështetur këto iniciativa të cilat kanë rrjedh nga ju për t`i ndihmuar grat. “Ne po bëjmë mjaft në shumë sfera të ndryshme, por grat na kanë mbet pak anash sepse ne si komunë po jemi shume me territor të zgjeruar” ka thënë Ymeri.

Ai po ashtu kërkoj nga të pranishmet që të kenë interes dhe të jenë të kyçura në projekte të tilla që kanë të bëjnë me zhvillimin e gruas në biznes, ku ndër të tjerash tha se ndihem krenar që grat e komunës tonë po kanë mundësinë që të zhvillojnë aktivitete të tilla, dhe përkrahja ime nuk do të mungojë asnjëherë në të mirë të qytetarëve tanë u shpreh Ymeri.

Grat e këtij projekti treguan për përvojën e tyre të cilat kanë filluar të shesin produktet e në kuadër të këtij projekti dhe ndihën mjaft kënaqura me punën që bëjnë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: