UBT

Bislimi: Nexhmedin Arifi me para të buxhetit shëtit nëpër botë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ikja ose dalja jashtë vendit e qeveritarëve dhe kryetarëve të komunave për të parë botën me sy duke shpenzuar pa mëshirë paranë publike është bërë njëra prej veprimtarive më tërheqëse, madje më të dashura thotë Xhevat Bislimi këshilltar komunal në Viti.

Xhevat Bislimi këshilltar komunal në Asamblenë e Vitisë e ka akuzuar Nexhmedin Arifin se po e shëtit botën me paratë e buxhetit komunal. “Ky pasion e ka përfshirë dhe nuk po e lenë me u marrë me punët e komunës edhe kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifin. Gjatë mandatit të tij N. Arifi ka udhëtuar dhe ka shëtitur e pushuar për ditë të tëra, nganjëherë edhe dy javë, disa herë (shtatë a tetë herë) vetëm në Zvicër. Udhëtimet për të shëtitur dhe për të pushuar janë bërë gjithmonë me të njëjtën ftesë dhe nga e njëjta “shoqatë”, Shoqata “Vitia”” thotë Bislimi.

Eco Higjiena

Sipas Bislimit biletat, shpenzimet dhe mëditjet e shumta janë paguar nga paraja publike, nga buxheti komunal. “Në fakt vizitat dhe pushimet e tij janë bërë kryekëput (tërësisht) te djali dhe farefisi i tij. Komuna e Vitisë nuk ka patur asnjë dobi dhe asnjë përfitim nga vizitat e tij “zyrtare” te djali i tij, te vajzat e tij dhe te familjarët tjerë nëpër botë. Madje, komuna e Vitisë përveç biletave, mëditjeve dhe shpenzimeve të tij për këto vizita “zyrtare” është dëmtuar edhe me 60.000 euro të paguara në emër të ndërtimit të një dige (pende) në komunën e Vitisë, mbi lumin Morava. Parat i janë paguar një matrapazi në Zvicër në emër të një firme fantome. Për “dhurimin” e këtyre parave nga buxheti i komunës nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore. Këto 60.000 euro janë dhënë në kundërshtim me ligjin për financat publike, në kundërshtim me ligjin për prokurim dhe në kundërshtim me ligjet tjera të Republikës së Kosovës” ka thënë në një letër publike Bislimi.

Bislimi duke ironizuar ka thënë se i mërzitur me shëtitjet në kontinentin e vjetër, Nexhmedin Arifi ka një javë që ka udhëtuar në Amerikë për të bërë pak qejf edhe në atë kontinent. “Kësaj radhe jo te djali i tij, por te djali i një zyrtari dhe miku të tij, Jakup Jahirit (zyrtar për “demokratizim” në Komunë!). Me vete ka marrë edhe djalin e mikut (krushkut) dhe zyrtarit komunal, B. Pira! Ky është marrë kinse për të përkthyer, se shqiptarët në Amerikë nuk po e ditkan anglishten. Vetëm për bileta janë paguar 5.000 euro nga buxheti. Të shohim sa do të jetë fatura e shpenzimeve atje dhe mëditjet e tyre për pushimet dhe shëtitjet në Amerikë! Të shkohet në Amerikë me para publike me një ftesë që ka siguruar djali i një zyrtari komunal, J. Jahirit, është vërtetë e pamoralshme dhe e pafalshme. Nuk ka qytet, mbase edhe fshat, në botën e zhvilluar nga i cili nuk mund të sigurohet një ftesë… Kudo nëpër botë (në vendet e përparuara) kemi shqiptarë, farefis dhe familjarë që do të mund të na siguronin një ftesë dhe një pritje pesë minutshe nga ndonjë zyrtar a kryetar komune në ato vende. Por, cili është rezultati dhe cila është dobia (hajri)? Deri më sot nga këto shëtitje komuna ka “përfituar” vetëm pagesën e biletave, shpenzimeve dhe mëditjeve” ka thënë Bislimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: