Fundamenti

Surdulli: “Vetëvendosja” po hedh fall

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deklaratat e Vetëvendosjes për paralajmërimin e humbjes së partisë në pushtet, i ngjajnë falltareve që merren me parashikimin krejt të pathemeltë për të ardhmen e dikujt thotë Shefik Surdulli.

Duke ju përgjigjur akuzave të VV rreth të ardhmes së pushtetit lokal Surdulli tha se nuk kemi çka ndalemi në shkoqitjen e raportit financiar të Komunës për vitin që shkoi, sepse, Kuvendi i Komunës e ka miratuar atë ditë më parë me një debat të gjerë e me transparencë, por, se a do të fitoj apo jo edhe një mandat partia në pushtet, ndonëse e dimë se do të ndodhë e kundërta e dëshirës së zotit Ismajl Kurteshi (ish kryetar dege i PDK në Gjilan, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, e tash drejtues i nj subjekti tjetër politik – Vetëvendosje), prapë nuk do të prejudikojmë.

Mobi Casa

“Qytetarët e komunës sonë, e dinë ketë më së miri dhe do ta vlerësojnë drejt, pa imponime, të lirë dhe në mënyrë demokratike, siç e vendosën dy herë radhazi, se kush do të qeverisë me komunën e tyre. Ata e kanë pasqyrën e saktë të qeverisjes së PDK-së për pesë vite rresht, sikundër që e kanë të qartë edhe “vizionin” e “Vetëvendosjes” dhe të secilit formacion politik në Gjilan” ka thënë Surdulli.

Sipas tij rezultatet e qeverisjes së PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa me komunën, janë më të mirat në nivel vendi në shumicën e fushave të qeverisjes, por që janë humbëse për Vetëvendosjen tepër dekurajuese, sepse as teoritikisht “VV”, nuk do të mundej t`i projektonte këto të arritura, e le më t`i vë në jetë.
“Ndaj, gjilanasit, edhe në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të hamenden për të vendosur në mes të perspektivës-për rend e ligj dhe në anën tjetër, njerëzve pa ide dhe anarkisë” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: