ARKATANA

Pllakati para komunës së Medvegjës tani edhe në gjuhën shqipe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Medvegjë- Pllakati para komunës së Medvegjës, me mbishkrime vetëm në gjuhën serbe, është ndërruar. Atij, me insistimin e përfaqësuesve politik shqiptarë, i është shtuar edhe gjuha shqipe.

Kështu pritet të ndodhë me të gjitha ato institucionet që janë në kompetencë të komunës. Tashmë ka filluar edhe përkthimi i vulave në gjuhën shqipe në të gjitha ato institucione ku kanë qenë vetëm në gjuhën serbe.

FIDANISHTJA

Sipas përfaqësuesve politik të shqiptarëve, praktika e njëjtë do të ndiqet edhe në pllakatin që është e vendosur në udhëkryqin kryesor të Medvegjës, në drejtim të Leskocit njofton medvegjanet.