United Hospital

Qepa e re fsheh shumë përparësi shëndetësore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qepa e re është ushqim të cilin duhet ta hani çdo ditë. Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni.Ekspertët pëlqejnë ta quajnë qepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.
Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
• Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;
• Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
• Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
• Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
• Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
• Reduktimi i radikaleve të lira.

ARKATANA

Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të qepës.

Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore. Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, e, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.