Lazio insiston për Hetemajn
Edhe pse nuk arriti ta transferonte gjatë janarit, përkundër interesimit serioz, Lazio nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Përparim Hetemaj.
Drejtori sportiv, Igli Tare është duke e përgatitur terrenin që gjatë verës ta transferojë në kryeqytetin italian mesfushorin kosovar.
Përfaqësuesi finlandez është bërë pjesë e rëndësishme e Chievos në dy sezonet e fundit, ndërsa e ka pranuar edhe vet se ka ardhur koha që ta bëjë hapin e radhës, duke treguar se do t’i pëlqente ta vazhdojë karrierën në ekipe si Fiorentina apo Lazio.(express)


