Fundamenti

Spitali i Gjilanit pasurohet me 150 drunj dekorativ në parkun e saj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa dhe Nazmi Rapuca e kanë përkrahur idenë e menaxhmentit të spitalit rajonal të Gjilanit që brenda në oborrin e saj të mbillen 150 drunj.

Në parkun e spitalit të Gjilanit janë mbjellur mbi 150 drunj të ndryshëm të cilët e kanë shndërruar ambientin e këtij institucioni në një kopsht të bukur gjelbërimi.

UBT

Drejtori (u.d), i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se projekti i mbjelljes së drunjve është realizuar në mbështetje të Qemajl Mustafës e Nazmi Rapucës.”Të mbjellësh 150 drunj në oborrin e një enti shëndetësor vërtet është punë e mirë sepse këtu përfitojnë edhe pacientët sepse ky ambient gjelbërimi ndikon dhe kontribuon në mirëqenien shëndetësore e shpirtërore të pacientëve” tha Latifi.

Latifi tha se është për tu përshëndetur e falënderuar mbështetja e qeverisjes komunale ndaj menaxhmentit të spitalit.”Ne edhe në të ardhmen do të mundohemi që të krijojmë kënde të mira pushimi në parkun e spitalit i cili ka hapësirë të mjaftueshme për të realizuar projekte të tilla” tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: