United Hospital

Japin dorëheqje pjesa dërmuese e bordit të KVRL

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e thirrur nga anëtarët e bordit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Gjilanit, është diskutuar gjendja e rëndë e punës së KVRL-së në Komunën e Gjilanit. Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm 12 përfaqësues të këtij institucioni, tetë nga ta dorëzuan dorëheqjen.

Dorëheqja u dorëzua nga shtatë anëtarë të bordit: Mejdi Sadiku , Genc Mustafa, Admir Daku, Arben Toska, Durim Rexhepi, Betim Sherifi dhe Mehmet Zylfiu. Dorëheqjen e dorëzoi gjithashtu edhe nënkryetarja e KVRL-së, Albesa Aliu.

Arsyet e dorëheqjes së tyre të cilat u diskutuan në mbledhje dhe u dorëzuan të bashkangjitura në fletëdorëheqje ishin: mungesa e bashkëpunimit, transparencës, aktiviteteve, koordinimit, centralizimit të institucionit dhe mungesa e përfaqësimit dinjitoz nga përfaqësuesja zyrtare e këtij institucioni.

ARKATANA

Gjatë mbledhjes anëtarët e bordit kanë vlerësuar se mungesa e të gjitha këtyre elementeve, ka bërë që ky institucion të jetë pasiv dhe të mos funksionoj siç duhet.

Po ashtu, njëra nga arsyet shumë me rëndësi është implikimi i Kryetarit të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor (KQVR), në të gjitha çështjet që ndikojnë në pasivizimin dhe centralizmin e këtij organizimi thuhet në një njoftim të dërguar nga Mejdi Sadiku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.