Eko Higjiena

Kurteshi: Diaspora e ka rastin e fundit të lidhet me institucionet e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arben Kurteshi kryetar i AKR-së Internacional me seli në Zvicër tha për rajonipress se tani është shansi i fundit për diasporën që edhe ajo të lidhet me shtetin e Kosovës.

“Diaspora ka dhënë maksimumin për shtetin e Kosovës, ajo madje edhe tash po kontribuon edhe pse ende nuk ju ka mundësuar lidhshmëria dhe mundësia që të jetë pjesë e vendimmarrjes në legjislativ”.Kështu thotë Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër për rajonipress.

Kurteshi tha se beson që kësaj radhe është shansi i fundit që diaspora të krijojë lidhjet me shtetin e Kosovës , pasiqë gjeneratat nga diaspora që kontribuuan për kthesën historike të shtetëndertimit po vjetrohen dhe nëse këto gjenerata nuk lidhen drejtpërdrejt në shtet, pra në legjislativ atëherë kjo lidhje me Kosovën do të shkëputet dhe nuk do të mund të përcillet në gjeneratat e reja që kanë lindë në diasporë dhe nuk i kanë të njëjtat emocione dhe interesime për Kosovën si ato gjenerata që u larguan me dhunë nga Kosova dhe ndihmuan në kthesën historike për shtetendertim thotë Kurteshi.

Kurteshi thotë se askush nga institucionet e Kosovës nuk duhet ta harrojë kontributin që ka dhënë diaspora dhe sakrificën e madhe që ata kanë bërë për të ndërtuar shtetin e Kosovën dhe krijimin e institucioneve.

Kurteshi tha se edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, diaspora sërish ka luajtur rol kyç. AKR Internacional sipas tij është kujdesur për diasporën, qoftë në lobim, në investime, por edhe me sjelljen e përvojave profesionale dhe arsimore.

FIDANISHTJA

Kurteshi mendon se përforcimi i këtyre dukurive pozitive mund të bëhet vetëm nëse diasporës i mundësohet lidhja shtetërore dhe nëse ofrohen kushtet ligjore.

Një çështje pozitive që Kurteshi e përmend për diasporën ka të bëjë me krijimin e shoqatave të biznesit dhe personelit mjekësor në Zvicër , të cilat kohëve të fundit sipas tij po tregojnë interesin dhe krijimin e urave lidhëse me Kosovën.

Megjithatë , Kurteshi ende është i brengosur për shkak se investitorët ndërkombëtarë nuk po investojnë në Kosovë. Sipas tij këta investitor të huaj marrin të dhëna të sakta nëse diaspora shqiptare investon në vendin e tyre. “Diaspora është barometër dhe indikator i mirë për të huajt dhe investitorët sepse diaspora është treguesi më i mirë se sa i besohet një qeverisje. Nga shumë takime të niveleve të ndryshme këta investitor shtrojnë pyetjen pse nuk investoni në shtëpinë tuaj. Nga kjo pyetje është vështirë të nxirret përgjigja , apo është edhe më vështirë të ftosh dikë tjetër ta bëjë ketë” tha Kurteshi.

Kurteshi thotë se megjithatë ka lëvizje edhe në këtë drejtim dhe se këto ura lidhëse diasporë- Kosovë do të stimulonin investimet, turizmin (më shumë kosovarë do të kalonin pushimet në Kosovë ), do të zgjonte edhe vet interesin e perëndimorëve për të vizituar Kosovën, pastaj stimulon sjelljen e përvojave të reja profesionale në Kosovë , krijimin e vendeve të reja të punës, do t`i krijonte rinisë perspektiva edhe për kërkim punësimi në vendet perëndimore pas marrëveshjes me Evropën për lëvizje të lirë, derisa edhe vet rininë e Kosovës do ta motivonin edhe më shumë këto projekte.

Kurteshi tha se AKR me sukses loboj dhe po lobon për njohjet, me sukses po e udhëheqë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu AKR Internacional po kontribuon për diasporën në diasporë si dhe ishte më e zëshmja e që kontribuoi më së shumti për krijimin e Ministrisë së Diasporës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: