UBT

Shoqata e mjekëve “Planet Vizion” nga Zvicra kontrollon 1050 nxënës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shoqata bamirëse e mjekëve zviceran “Planet Vizion” ka kontrolluar mbi 1050 nxënës në tri shkolla fillore të Gjilanit. Oftalmologët zviceran gjatë kontrollimeve të syve kanë vlerësuar se nga ky numër 150 prej tyre kanë nevojë për syze, ku edhe u kanë dhuruar atyre syzet në vlerë të 10 mijë eurove tha Bujar Nevzati.

Oftalmologët zviceran dr. Claude Bourquine dhe dr.Bernard Cone të prirë nga shoqata e Oftalmologëve të Kosovës që e përfaqëson Visar Huruglica e kanë përzgjedhur Gjilanin dhe tri shkolla fillore për të kontrolluar gjendjen e syve tek nxënësit.

Shoqata e mjekëve “Planet Vizion” nga Zvicra sipas Bujar Nevzatit drejtor i arsimit kanë qëndruar 10 ditë në Gjilan, ku kanë vizituar tri shkolla fillore në Cërrnicë, Shillovë dhe Dobërqan.

Nevzati tha se ekipi i mjekëve nga Zvicra i kanë kontrolluar mbi 1050 nxënës dhe gjatë kontrollimeve dhe ekzaminimeve mjekësore kanë konstatuar se 150 nxënës kanë nevojë urgjente për syze. Sipas tij oftalmologët zviceran u kanë shpërndarë 150 palë syze nxënësve që kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Mobi Casa

Tre oftalmolog dhe katër teknik medicinal kanë thënë se gjendja e nxënësve nuk paraqitet e mirë.

Për të falënderuar për kontributin e madh që kanë dhënë ekipi i mjekëve nga Zvicra Qemajl Mustafa i ka pritur në një takim falënderues, ku edhe mjekëve zviceran u ka ndarë mirënjohje si shenjë falënderimi.

Mustafa tha se kjo vizitë e oftalmologëve është shumë e dobishme dhe e çmueshme.”Vërtet jam ndier mirë kur kam parë se ata për 10 ditë kanë qëndruar pranë fëmijëve tanë dhe me kontributin e tyre kanë dhënë një donacion prej 150 palë syzeve që për ne është shumë domethënëse” tha Mustafa për rajonipress.

Vizitën e mjekëve nga Zvicra e ka falënderuar edhe Xhemajl Salihu drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.