ARKATANA

Anamorava promovon dialogun ndër – etnik dhe tolerancën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetarët e komunave të Anamoravës, Gjilani, Kamenica, Nonvobërda, e Ranillugu të mërkurën e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për vendosmërinë e dialogut ndër – etnik dhe tolerancën. Omer Daku, Bajrush Ymeri, Enver Mavriqi dhe Lulzim Canaj thanë se bashkëjetesa është i vetmi qelës i të ardhmes.

Nën organizimin e OSBE-së të mërkurën në Gjilan janë takuar përfaqësuesit e komunave të rajonit të Anamoravës për të promovuar dhe nënshkruar një deklaratë të përbashkët që promovon dialogun ndër – etnik dhe tolerancën.

Omer Daku nënkryetar i komunës së Gjilanit tha se ky qytet është shembull dhe model i bashkëjetesës dhe model edhe për qasjen ndaj komuniteteve joshqiptare. Daku tha se Gjilani ka arritur sukses të madh në këtë drejtim, meqë kohëve të fundit kemi marrë edhe mirënjohje si njëri nga 10 vendet më të mira në luftën kundër dhunës e cila mirënjohje është dhënë nga Nju Jorku.

Kurse Bajrush Ymeri kryetar i Artanës tha se në këtë komunë ka një bashkëjetesë dhe tolerancë të mirë.”Ne kemi shembuj shumë pozitivë dhe afirmativ në këtë fushë dhe kjo deklaratë e sotshme ka të bëjë me implementimin e shumë projekteve multietnike. Ne si lider kemi përgjegjësi ndaj pjesës tjetër pakicë dhe bashkërisht besoj se gjërat do t`i qojmë përpara” tha Ymeri.

Hidromorava

Enver Mavriqi kryesues i Kuvendit në Kamenicë tha se bashkëjetesa është i vetmi qelës i të ardhmes së përbashkët.”Në Kamenicë u kemi dhënë mundësi dhe hapësirë serbëve për tu integruar edhe pse ata nuk janë as 10% dhe realisht kemi lejuar një diskriminim pozitiv në raport me komunitetet tjera, por këtë e kemi bërë për hir të një të ardhmeje më stabile” tha Mavriqi.

Lulzim Canaj nënkryetar i komuniteteve në Ranillug tha se shqiptarët si shumicë kanë përgjegjësi për të përmbushur të gjitha detyrimet që dalin nga kriteret e BE- së. ”Tranzicionit dikur do t`i vije fundi, por mos harroni se dilagou do të jetë gjithmonë i dobishëm sepse edhe kjo deklaratë e sotshme shpreh solidaritetin tonë për të avancuar jetën e të gjitha komuniteteve” tha Canaj.

Përfaqësuesit e këtyre komunave në fund e kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët e cila inkurajon komunitetet e Kosovës dhe Anamoravës për të vepruar e jetuar në një vend demokratik dhe të qëndrueshëm institucionalisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.