Uji Dea

Edhe Vitia nisë procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të këshillave të fshatrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Vitisë në mbështetje të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që implementohet nga Helvetas Intercooperation dhe që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ka filluar procesin për zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve.

Ky proces në Komunën e Vitisë, vije pak kohë pasi Kuvendi Komunal kishte miratuar rregulloren e re për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat dhe lagjet.

Nënkryetari i Vitisë Avdyl Bajrami, ka thënë se ashtu siç parashihet me rregulloren komunale për bashkëpunim me fshatrat, komuna është duke bërë përgatitjet e nevojshme që procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave të ecë si është më së miri ku qytetarët do të jenë pjesë aktive e zgjedhjes së këtyre këshillave. “Falënderojmë projektin LOGOS për mbështetjen që i ka dhënë Vitisë si në hartimin e rregullores për bashkëpunim me fshatra ashtu edhe për procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave, pasi ky proces i mundëson qytetarëve që përmes përfaqësuesve që zgjedhin vetë ata të përfaqësohen dhe të jenë më afër komunës”, ka thënë Bajrami.

Mobi Casa

Ndërsa, Fatime Rrahmani, zyrtare e projektit LOGOS, ka thënë se ky projekt ka mbështetur komunën e Vitisë në hartimin e rregullores komunale e cila nga kjo komunë është hartuar në konsultim të plotë edhe me MAPL-në dhe pas miratimit të kësaj rregullore nga Kuvendi Komunal, ka filluar edhe zgjedhja e përfaqësuesve të fshatrave.

Ajo ka theksuar se LOGOS në procesin e zgjedhjes së këshillave të fshatrave, ndihmon komunat partnere me konsulenca profesionale, në mobilizim dhe informimin e qytetarëve që të jenë pjesë aktive e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në këta këshilla dhe në forma tjera të nevojshme për komunat. “Në Komunën e Vitisë kemi zgjedhur grupin operativ i cili do të bashkëpunoi ngushtë me komisionin komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, dhe ky grup pas trajnimit profesional, ka filluar me punë në organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve në të gjitha lokalitetet e kësaj komunë”, ka thënë Rrahmani. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.