Mobi Casa

Serbia po përfiton nga dialogu, Kosova ende në gropë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka folur edhe për zhvillimet në skenën politike në Kosovë dhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë. Sipas tij, i ka Serbia është duke fituar nga ky dialog, kurse qytetarët e Kosovës kanë mbetur ende në gropë dhe s’mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

“Nuk duhet të jemi parashikues, mirëpo unë shoh se deri më tani Serbia do të fitojë shumëçka në këtë dialog, do ta marrë edhe kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kurse qytetarët e Kosovës nuk mund të dalin nga ajo gropë e quajtur Kosovë dhe të shëtisin lirshëm nëpër Evropë”, ka thënë Mehmeti.

ARKATANA

Ai ka bërë me dije se përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog nuk janë duke iu kushtuar shumë rëndësi vijave të kuqe.

“Puna është se Kosova a ka program dhe koncept që të futet në një dialog dhe cila është ajo vija e kuqe e cila nuk duhet tejkaluar dhe për të cilën nuk ka dialog. Mendoj, dhe është përshtypja ime nga jashtë, se përfaqësuesit e Kosovës disi nuk i kushtojnë shumë rëndësi kësaj”, ka theksuar Mehmeti. /Telegrafi/