United Hospital

Murtezi: Të stimulohen punëtorët e Emergjencës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Enver Murtezi shef në emergjencën e spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se në të ardhmen pret stimulim të punëtorëve të Emergjencës për shkak të ngarkesës në punë, stresit, ballafaqimit me rastet më të rënda. Ky stimulim ekziston në qendrat tjera emergjente në rajon dhe botë thotë ai.

Në repartin e Emergjencës në spitalin e Gjilanit kryhen shumë punë dhe shumë kontrollime mjekësore. Enver Murtezi shef i këtij reparti thotë se në repartin e Emergjencës deri me 15 mars 2013 (janar, shkurt dhe gjysma e muajit mars) janë kontrolluar 4580 pacient. Prej tyre 710 janë pranuar në reparte dhe 32 pacient janë transferuar për QKUK.

“Gjatë kësaj kohe është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, sepse janë kryer shumë shërbime si : EKG, radiografi, analiza laboratorike, sutura, reanimime, observime etj. Prej tyre 2030 pacient janë observuar, kanë marr terapi dhe më pas ose janë liruar në shtëpi ose janë pranuar nëpër reparte” tha Murtezi.

ARKATANA

Sipas Murtezit gjatë vitit 2012 ka pasur 23122 pacient të trajtuar. “Megjithatë duke i marr parasysh vështirësitë në punë si numri i vogël i punëtorëve, mungesa e terapisë, prapë së prapë kemi qenë të përkushtuar që ndihma dhe kujdesi ndaj pacientëve të jetë sa më i shpejt dhe profesional”.

Murtezi tha se ana profesionale në këtë institucion ka shkuar duke u avancuar pasiqë punëtorët e Emergjencës kanë marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca, me qëllim të ngritjes profesionale.

“Në të ardhmen presim stimulim të punëtorëve të Emergjencës për shkak të ngarkesës në punë, stresit, ballafaqimit me rastet më të rënda. Ky stimulim ekziston në qendrat tjera emergjente në rajon dhe botë” tha Murtezi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.