ARKATANA

Nevzati takon 50 nxënës shqiptarë që jetojnë në Austri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit ka takuar të hënën 50 nxënës shqiptarë nga Austria që shoqëroheshin së bashku me 5 arsimtarë. Këta nxënës që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën Lindore, Malin e Zi kanë vizituar objekte e institucione të rëndësishme dhe kanë pyetur për luftën e UÇK-së dhe shkatërrimet gjatë luftës.

Një delegacion i nxënësve shqiptarë nga Austria kanë vizituar të hënën drejtorinë e arsimit ku janë pritur nga drejtori Bujar Nevzati. Ky delegacion që përbëhej nga 50 nxënës dhe 5 arsimtarë është njoftuar nga Nevzati me punën që bëjnë në këtë drejtori , sfidat, problemet, por edhe për përkushtimin e madh që kanë nxënësit dhe mësuesit gjilanas për të avancuar anën mësimore në shkolla.

Nxënësit e këtij delegacioni, por edhe arsimtarët janë interesuar rreth anës infrastrukturore të shkollave , për gjendjen dhe anën financiare të mësuesve dhe për cilësinë e mësimit.

Nevzati ndërkaq ka shtuar se në Gjilan prioritet i tij dhe kryetarit Qemajl Mustafa mbetet investimi në arsim dhe dije.”Rinia dhe ngritja e anës profesionale dhe mësimore mbesin prioritet yni” ka thënë Nevzati.

Nevzati ka thënë se për një kohë të shkurtër janë ndërtuar disa shkolla fillore dhe të mesme. Delegacioni pastaj ka vizituar edhe disa institucione e objekte arsimore, kulturore , sportive etj.

Uji Dea

Delegacioni është pritur edhe nga drejtuesit e shkollës fillore “Thimi Mitko”. Aty drejtoresha Juksel Gjinolli e ka pritur delegacionin dhe u ka folur për kushtet që ofron kjo shkollë.

Nxënësit e këtij delegacioni kanë marrë pjesë në një orë të gjuhës shqipe dhe kanë pyetur për luftën e UÇK-së dhe shkatërrimet që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Gjilan e Kosovë.

Në këtë delegacion ka pasur nxënës nga të gjitha trojet shqiptare duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosova Lindore.

Sipas Nevzatit më 3 prill pritet të vizitojë Gjilanin edhe një delegacion me 50 nxënës nga Suedia./rajonipress/

Mund të ju interesoj: