KKVITI

Filloi Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ndezjen e flakadanit ka filluar Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut i cili ju kushtohet veprës së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi Komandant Mjekra i cili ra heroikisht në luftën e UÇMPB-së në Stanec të Preshevës. Gjithashtu në hapje të këtij manifestimi për veprën dhe kontributin e tij kanë folur bashkëluftëtarë tij si dhe personalitete të ndryshme nga trevat shqip folëse.

Me ndezjen e flakadanit të Karadakut nga Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi së bashku me Shefket Musliu ish komandant i UÇPMB-së, Liridona Azemi vajza e dëshmorit Nijazi Azemi si dhe Avdi Rexhpi bashkëluftëtar i Komandant Mjekrës u shpall të hapur ky manifestim i cili do të shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore, sportive dhe artistike dhe atë deri me 26 mars kur edhe ka rënë komandanti Mjekra.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur lidhur me veprën e Komandant Mjekrës dhe gjithë çlirimtarëve shqiptar tha se sot e përgjithmonë bashkëkombësit e dashur i kujtojnë dhe i nderojnë ata duke u përulur para veprës së tyre. ”Përulemi para të gjithë dëshmorëve të UÇK-së,UÇPMB-së, dhe të gjithë dëshmorëve të luftërave dhe kohërave, brezi ynë në veçanti prindërit dhe mësuesit duhet ti rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë me idealin e komandantit legjendar Adem Jashari,të heroit Nijazi Azemi dhe me idealin e të gjithë dëshmorëve të kombit” u shpreh i pari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi. Ai tha se marsi shënon ardhjen e pranverës por në idealin e popullit shqiptar shënon mbjelljen e farës së lirisë.

Arifi porositi qytetarët që të mos harrojnë të kaluarën sepse kush e harron atë rrezikon që ajo të përsëritën. Nagip Arifi Kryetari i Komunës së Bujanocit duke i përshëndetur të pranishmit nga Lugina e Preshevës tha se edhe pse ne jetojmë në Preshevë me zemër jemi në Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se Presheva është krenare që patë një komandat si Komandat Mjekra duke shprehur lavdinë për veprën e tij.

Ndërkaq në emër të veteranëve të UÇPMB-së ka folur Jonuz Musliu i cili theksoj se luftëtarët dhe çlirimtaret vazhduan luftën për tu bashkuar Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe Kosova Lindore. “Kjo përpjekje pas përfundimit të luftës së UÇK-së si dhe dëshira dhe vullneti ka qenë që të bashkohen të gjitha viset shqiptare por fatkeqësisht aq ishte e mundur, një pjesë e tokave shqiptare u çliruan nga kthetrat e Miloshoviçit, sot Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe natyrisht atë edhe fal pushkës së Nijazi Azemit dhe bashkëluftëtarëve të ti” u shpreh Musliu.

Mobi Casa

Ai tha se pas përfundimit të luftës së UÇK-së Kosova Lindore ishte e obliguar të rrokë armët në dorë pasi që ishte bërë vend i dhunës, vrasjeve dhe shpërnguljes së shqiptarëve në këtë pjesë. Ai mandej ka folur edhe lidhur me situatën në Luginë të Preshevës duke e cilësuar këtë vend si të okupuar nga siç tha ai çizmja e Serbisë, por kërkoj njëherit edhe unifikimin e shqiptarëve .

Visar Demiri Drejtor për Kulturë,Rini dhe Sport duke folur lidhur me shënimin e këtij manifestimi tha se muaji mars është muaj i dhimbjes dhe krenarisë “Muaji mars është muaj i dhimbjes dhe krenarisë së popullit shqiptar pasi ky muaj karakterizohet me shumë ngjarje sa të dhimbshme aq edhe krenare të luftës çlirimtare shekullore për liri për të cilën sakrifikuan dhe u flijuan shumë luftëtarë të lirisë edhe nga komuna jonë” u shpreh Demiri.

Ai tha se me qëllim që këta ngjarje por edhe rënie heroike e komandant Mjekrës të mbesën në kujtesë tonë që 12 vite komuna e Vitisë me radhë organizon manifestimin Flakadani i Karadakut.

Gjithashtu lidhur me veprën e Komandant Mjekres kanë folur edhe personalitete të tjerë të cilët e çmuan lartë veprën e tij për çlirim të tokave shqiptare. Në fund u mbajt një koncert kulturor dhe artistik./rajonipress/