Fundamenti

Demaçi: Gjermania po na ndihmon burrërisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka thënë se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se nuk është aq i kënaqur me dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel.

Pavarësisht kësaj, Demaçi ka thënë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje e cila do të ishte në dëm të shqiptarëve.

“I besoj kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e tepërt. Unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën.

Fundamenti

Pra, kanë drejtë të bashkëpunojnë. Serbia ka të drejtë të përzihet dhe t’i financojë siç është duke bërë aktualisht”, ka thënë Demaçi, i cili ka mendim se vetëm Gjermania është duke e përkrahur Kosovën burrërisht.

Ai ka folur edhe për gjyqësorin në Kosovë, për të cilin ka shfaqur kritika. “Prokurorinë dhe gjyqet i kanë pru në këtë situatë, të cilat po i shkarravitin vëllezërit tanë, siç është rasti i fundit ‘Kiçina’.

Për këtë rast edhe ambasadat e huaja po na tregojnë se si duhet të rrimë ne karshi vendimeve të gjyqit. Kështu që, gjyqet as nuk janë Bibël e as Kuran. Prej këtyre gjyqeve po dënohen shqiptarët e pafajshëm, e pas disa viteve po lirohen”, ka thënë Demaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.