Hidromorava

Kurteshi: Po, ftesës së Qemajl Mustafës për debat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ismajl Kurteshi ka thënë se seria e pamfleteve të Kryetarit të Komunës po vazhdon. Pamflete, të cilat janë plot fyerje, sharje,“vlerësime”, plasim të pavërtetave, pra gjithçka përveç përgjigjes në pyetjen tonë?. Pse ai i ka punësuar bashkëshorten, shumë familjarë, miq, mikesha etj, në kundërshtim të plotë më procedurat, kriteret dhe ligjet në fuqi?

Ismajl Kurteshi kryetar i VV në Gjilan në një takim me mediet ka thënë se përgjigjen në pamfletet e Qemajl Mustafës, e kemi publikuar me 16 mars dhe e kemi njoftuar opinionin vetëm me një pjesë të shkeljeve të Kryetarit të Komunës meqë është e pamundur të publikohen ato të gjitha me një shkrim, sepse të tilla ka shumë. “Ne do të vazhdojmë t’i publikojmë faktet, nëpërmjet dokumenteve që i kemi, e që dëshmojnë keqpërdorime nga ana e Komunës dhe kreut të saj. Për t’i kontribuar zbardhjes së fakteve (dokumenteve) që dëshmojnë një pjesë të keqpërdorimeve të Kryetarit të Komunës dhe disa vartësve të tij ne e pranojmë ftesën publike të Kryetarit të Komunës për debat kur do, në njërin nga televizionet nacionale. E tëra që e kërkojmë është një ftesë të televizionit gjegjës 24 orë para emisionit dhe hapësirë të mjaftueshme për prezantimin e fakteve” ka thënë Kurteshi.

FIDANISHTJA

Kurteshi tha se ne po e bëjmë publike njërën nga deklarimet e pasurisë nga Kryetari i Komunës ku ai deklaron se të hyrat vjetore të tij dhe familjes së tij janë në shpërputhje të madhe me të dalat (obligimet) , si është e mundur një gjë e tillë? Besojmë se qytetarëve do t’ua shpjegojë vetë Kryetari këtë shpërputhje.

Kërkesa jonë për lirimin e vendeve të uzurpuara të punës me familjarë të pakualifikuar dhe të pranuar pa konkurs mbetet në fuqi ka thënë Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: