Uji Dea

Shala : Kushtetuta e Kosovës është e mirë vetëm në teori

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kosova ka një kushtetutë të mirë që i rregullon çështjen e të drejtave të njeriut , por këtë vetëm në anën teorike, në anën praktike ka ngecje dhe shkele të drejtave të njeriut, dhe këtë e duke u bazuar në shumë raporte . Një ligj është i mirë vetëm atëherë kur ajo që shkruhet në të edhe praktikohet ka thënë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Me qëllim të debatimit të gjendjes së gruas në shoqërinë Kosovare sot në Viti është mbajtur një takim nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe shoqërisë civile të Vitisë dhe atë nën përkrahjen e UNDP-së me temën “Fuqizimi i grave në përgjithësi si dhe qasja e tyre në drejtësi “.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin e vendimmarrjes dhe përfaqësimin e gruas në strukturat e ndryshme, punësimin e tyre si dhe të drejtën e trashëgimisë e cila është cilësuar si e mohuar dhe atë për shkak të arsyeve të ndryshme në shoqëri.

ARKATANA

Behxhet Shala nga KMLDNJ tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat e barabarta dhe e vlerësoj këtë kushtetutë si një ndër më të mirat, por theksoj së problem kyç mbetet implementimi i saj dhe ligjeve në fuqi të cilat garantojnë të drejtat e barabarta pa marrë parasysh dallimet. “Kosova ka një kushtetutë të mirë që i rregullon çështjen e të drejtave të njeriut , por këtë vetëm në anën teorike, në anën praktike ka ngecje dhe shkele të drejtave të njeriut, dhe këtë e duke u bazuar në shumë raporte “ u shpreh Shala. Ai tha se një ligj është i mirë vetëm atëherë kur ajo që shkruhet në të edhe praktikohet. Shala përmendi edhe kuotën për përfaqësimin e gruas duke thënë se kjo nuk i kontribuon doemos barazisë gjinore dhe çështjes së gruas.

Ai tha se 51% e popullsisë së Kosovës janë femra ndërsa, të drejtat e tyre sipas tij janë të shkelur në shumë fusha duke i përmendur disa nga to si shkollimin, trashëgimia etj. Ndërsa Heset Ukshini nga Qendra për Punë Sociale në Viti përmendi se kjo qendër nuk ka asnjë psikolog të vetëm, i cili do të ishte në shërbim të rasteve të ndryshme me të cilët merret QPS-ja . Ai shtoi se megjithatë kjo qendër është duke u munduar që ti menaxhoj rastet në mënyrat më të mirë të mundshme. “Në rastet e ndjeshme me gjininë femërore kemi ndihmën e Policisë së Kosovës dhe kemi një bashkëpunim të mirë me ta, në qendër kemi profesionist të ndryshëm por kemi mungesë ndihet mungesa e një psikologu i cili do të lehtësonte komunikimin me rastet e ndjeshme si të femrave poashtu edhe të fëmijëve” u shpreh Ukshini. Ai tha se Vitia ka problem në vendosjen e personave të cilat kanë pësuar nga dhuna në familje pasi që një qendër e tillë sipas tij është vetëm në Komunën e Gjilanit dhe se kapacitetet e kësaj qendre janë të kufizuara.”Në mungesë të vendosjes së rasteve të tilla, jemi të obliguar që të gjejmë strehim për këta persona në qendrat e tjera jashtë regjionit të Gjilanit” u shpreh Ukshini.

Ndërsa Abide Osmani nga Organizata jo Qeveritare Legjenda që njëherit është edhe Kryesuese e Grupit të Grave në Viti , tha se me formimin e këtij grupi gratë e Kuvendit Komunal janë më të zëshëm në të drejtat e gruas, duke theksuar se me rëndësi është që ato të kenë qasje të barabartë në shoqëri. Në këtë takim përveç qytetarëve të cilët ishin në numër të vogël kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës në Viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: