Tentim vrasje në Gërmovë të Vitisë
Viti – Në fshatin Germovë, të Vitisë pas një përleshje mes disa personave, ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur viktima mashkull shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pa shkrepur.
Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


