Mobi Casa

Mahmuti: Hapësira urbanistike po ruhet – ka tejkalime të ndërtimeve të larta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bahrije Mahmuti drejtoreshë e urbanizmit në një takim me gazetarët ka shpalosur punën dhe aktivitetin e kësaj drejtorie. Sipas saj gjatë vitit 2012 janë lëshuar 110 leje ndërtimore. Hapësira urbanistike sipas saj po ruhet kurse tek ndërtimet e larta ka tejkalime.

Gjatë vitit 2012 janë ndërtuar mbi 62 mijë metra katror në Gjilan derisa janë lëshuar 150 leje urbanistike prej tyre 110 leje ndërtimore. Kështu tha Bahrije Mahmuti drejtoreshë e Urbanizmit.

Mahmuti tha se drejtoria e saj ka qenë mjaft aktive dhe ka luajtur një rol emancipues tek qytetarët për ta ruajtur hapësirën urbanistike. “Hapësira urbanistike po ruhet falë vetëdijesimit të qytetarëve, por edhe punës sonë profesionale që e bëjmë çdo ditë. Gjithashtu edhe pse kemi qenë mjaft azhur në parandalimin e ndërtimeve të larta, ka aty këtu ndonjë tejkalim të vogël” tha Mahmuti.

Mobi Casa

Mahmuti tha se si projekte që e vlen të përmendet nga kjo drejtori janë planet rregulluese në zonën urbane ku rreth 200 hektar janë kryer dhe mbi 460 hektar me pesë zona janë në proces e sipër.

Gjithashtu sipas Mahmutit edhe zona rurale duke përfshirë Zhegrën janë në proces. Në qershor të këtij viti Gjilani pritet të ketë një qendër urban- tektonike ku parashihet edhe ndërtimi i administratës komunale tek Gjykata e tanishme Gjilanit dhe Hoteli “Kristal” që parashihet si karakter publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.