ARKATANA

KFOR-i amerikan ofron përkrahje për Topanicën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Këshillit Lokal të Topanicës, Rexhep Morina, ka pritur përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan të cilët vizituan fshatin Topanicë. Ata i njoftoj me punën e Këshillit Lokal për nevojat e fshatit si dhe për gjendjen në përgjithësi të fshatit.

Përfaqësuesit e KFOR-it u interesuan për sigurinë në fshat, gjendjen ekonomike, shkallën e papunësisë, bashkëpunimin e strukturave të fshatit me strukturat komunale, etj. Po ashtu kishin shprehur interesim edhe për objektet kulturore dhe fetare, si dhe mënyrën si ndihmohen familjet me gjendje të rënd socio-ekonomike.

Interesim të veçantë kishin treguar pjesëtarët e KFOR-it Amerikan, për objektet kapitale të realizuara në Këshillin Lokal të Topanicës, si ujësjellësi, rrugët, kanalizimi, rryma, shkolla, urat e projekte tjera.

FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Morina, i njoftoj gjerësisht për të gjitha të arriturat në fshat duke e falënderuar kryetarin e komunës Shaip Surdullin i cili ka dhënë përkrahjen e pa kursyer për tu realizuar të gjitha këto projekte kapitale.

Përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan janë zotuar se do të lobojnë për shumë çështje që i takojnë Këshillit Lokal në Topanicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: