ARKATANA

Zyra e projekteve i përgjigjet Iniciativës Qytetare të Zhegrës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyra e projekteve ka shqyrtuar dhe analizuar me vëmendje të gjitha kërkesat e IQZH, e të cilat kërkesa dhe nevoja janë në përputhje me listën e problemeve të identifikuara edhe nga Zyra e projekteve thotë Fadil Osmani.

Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve ka analizuar me kujdes të gjitha reagimet, kërkesat zyrtare që ka dërguar IQZH në adresë jo vetëm të zyrës së projekteve, por edhe në adresë të drejtorive përkatëse.

Osmani për rajonipress ka shpjeguar të gjitha prioritetet dhe investimet që pritet të ndodhin në Zhegër e të cilat që nga fillimi janë evidentuar edhe nga zyra e projekteve.

Duke e falënderuar IQZH për kërkesat e dërguara, Osmani tha se janë shqyrtuar dhe analizuar me vëmendje, shumica e kërkesave të IQZH dhe ato janë shumë të arsyeshme , megjithatë këto probleme të iniciuara nga ana IQZH janë në përputhje me listën e problemeve të identifikuara edhe nga Zyra e projekteve ka thënë Osmani.

Duke ju referuar kërkesës për rregullimin e trotuarit në Lladovë , Osmani tha se zyra për projekte tani më ka dhënë detyrën projektuese për përgatitjen e projektit kryesor (zbatues) të rregullimit të trotuarit Lladovë – Zhegër, e cila është pjesa më e frekuentuar e kësaj pjese .

Mobi Casa

Po ashtu ne do të shikojmë mundësin që brenda këtij viti të financohet projekti “Rregullimit të trotuarit Lladovë – Zhegër”, i cili do të hapte rrugë fazës dy të projekteve që përfshinë fshatrat Haxhaj, Pidiq dhe Shurdhan .

Zyra për projekte në afat sa më të shkurtër kohorë do t`i japë detyrën projektues për hartimin e projektit kryesor të urës në lagjen Mërzishtë , kompanisë projektuese e licencuar dhe kontraktuar nga Komuna e Gjilanit. Po ashtu ne do të shikojmë mundësin e sigurimit të fondeve nga burime të ndryshme, si nga buxheti i komunës ashtu edhe nga donatorët e mundshëm, në mënyrë që ky projekt të mund të realizohet ka thënë Osmani.

Edhe projekti kryesor ,, Asfaltimi i rrugës Lladov-Nasalë “ është i hartuar dhe gjendet në Zyrën e Projekteve .”Meqenëse kjo rrugë konsiderohet si rrugë regjionale e cila i lidhë Komunat e Gjilanit dhe Vitisë është konsideruar si projekt i cili do të financohej nga Ministria e Infrastrukturës. Ne disa herë deri më tani kemi kërkuar nga kjo ministri që të filloj me realizimin e projektit, por deri tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje pozitive . Komuna e Gjilanit e vetme e ka të vështirë ta realizoj këtë projekt , por është e gatshme që të bashkëfinancoj projektin me ministrinë apo ndonjë donator tjetër” ka vlerësuar Osmani.

Kurse rreth kërkesës për projektin kryesor ,, Asfaltimi i rrugës Zhegër- Selishtë “ , Osmani tha se është i hartuar dhe gjendet në Zyrën e Projekteve . “Edhe kjo rrugë sikurse rruga Lladovë – Nasalë konsiderohet si rrugë regjionale e cila i lidhë Komunat e Gjilanit dhe Vitisë dhe është konsideruar si projekt i cili do të financohej nga Ministria e Infrastrukturës” është përgjigjur Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: