Fundamenti

Zgjedhjet në tetor

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale në të njëjtën ditë përfundimisht ka rënë poshtë. Burime të Express thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen në fillim të tetorit të këtij viti. Kjo periudhë preferohet nga gjitha partitë, të cilat nuk duan zgjedhje në mot të keqe dhe ditë të shkurtra.

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në tetor të këtij viti për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë lokale.

Burime të Express thonë se shumica e udhëheqësve të partive politike, në takimet që kanë zhvilluar me Presidenten Atifete Jahjagën, kanë propozuar që zgjedhjet komunale të mbahet në muajin shtator apo tetor.

Mobi Casa

Një zyrtar i Presidencës, në kushte anonimiteti, tha se gjasat më të mëdha janë që zgjedhjet të mbahen në fillim të tetorit.

Në bazë të ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen më së afërti 60 ditë para skadimit të mandatit të përfaqësuesve lokalë dhe më së largu 30 ditë nga skadimi i mandatit. Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 15 nëntor 2009.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.