FIDANISHTJA

Siguria në Kamenicë mund të forcohet edhe më shumë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në organizim të OSBE-së, është mbajtur takimi me përfaqësues të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi, Komiteti Lokal për Siguri Publike, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfaqësues të Policisë dhe përfaqësues të OSBE-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes KKSB-ve, KLSP-së dhe policisë së Kosovës. Kryesues i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Shaip Surdulli, e ka përshkruar si të qetë dhe stabile situatën e sigurisë.

Rifat Murmullaku, përfaqësues nga OSBE, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është për të shqyrtuar mënyrat më efikase për bashkëpunim në mes të KKSB-ve, KLSP-ve, dhe policisë së Kosovës.“ Deri në tetor të vitit 2012 në Kosovë janë të themeluara 33 KLSP, ku shtatë prej tyre janë në komunën e Kamenicës” tha ndër të tjera Murmullaku.

Ndërkaq, Toger Fatmir Limani, tha se sa i përket policisë dhe rolit të saj, kontributi i saj në forumet e sigurisë është një kontribut evident, një kontribut që është i pranuar nga bashkësia. “Nga vetë fakti se jemi pjesë e këtyre forumeve dhe me vetë faktin që jemi përgjegjës numër një sa i përket sigurisë në bashkësi, obligimet tona dalin edhe nga kushtetuta edhe ligji. Mendoj se deri më tani kemi një mbështetje të fort nga kryetarët e komunave dhe nga forumet e sigurisë. Trajnimi i anëtarëve të forumeve të sigurisë është një pasuri e cila duhet të vlerësohet e të mbështetet, sepse të gjithë ata në mënyrë individuale apo grupore japin kontributet e tyre për siguri në bashkësi” ka thënë ai.

ARKATANA

Ndërkaq, Nazif Hajrizi, Komandanti i Policisë së Kosovës, stacioni në Kamenicë, ka thënë se stacioni policorë në Kamenicë ndahet në tri zona ku janë të përzgjedhur udhëheqësit e sektorëve, kemi dy sektorë dhe një nënstacion që mbulon pjesën e Roganës dhe fshatrat për rreth.

“Nga shtatë këshilla lokale që janë të formuara në komunën tonë, gjashtë prej tyre janë në zonën e nënstacionit, ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar. Ftoj të gjithë kryesuesit e këtyre komuniteteve, që ta marrin me seriozitet punën dhe të bashkëpunojnë me policinë , t’i njohin të gjithë policët që punojnë në sektorin e tyre bazuar edhe në strategjinë e policisë”.

Kurse, Shukri Shillova, përfaqësues i policisë në Kamenicë, thotë se kemi mbajtur takim në stacion me të gjithë kryetarët e Këshillave Lokale të komunës sonë dhe shumë shpejt ata do të dalin me projekte dhe me persona të caktuar të cilët do të jenë bartës të KLSP-ve.“Ne kemi identifikuar edhe pikat referuese që shërbejnë për polici, ne vetëm i kemi ndërmarr hapat e parë, duke filluar me fshatin Busavatë, ku e kemi zyrën në këtë fshat dhe kjo shumë shpejt do të bëhet edhe zyrtarisht, po ashtu edhe në fshatin Topanicë, ka mbetur që të caktohet vendi” tha ai.

Përfaqësuesja e OSBE-së, tha se shtatë projekte do të zbatohen nga shtatë KLSP-të, e komunës së Kamenicës, projekte këto që janë përkrahur nga një fond i Qeverisë Norvegjeze e që do të implementohet përmes OSBE-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: