Nuhiu: Pagesa e tatimit në pronë shënon trend të mirë të inkasimit
Gjilan – Nuhi Nuhiu, drejtor i Drejtorisë për buxhet e financa tha se deri më tani kemi inkasuar 173 mijë euro që janë në konton e Komunës së Gjilanit të cilat mund të alokohen për shpenzime. Këto mjete janë të hyra vetanake nga 1 mars deri më datën 15 mars 2013.
Në takimin e fundit të bordit të drejtorëve kryetari i Komunës Qemajl Mustafa ka informuar për një vizitë që do të kenë në Republikën e Turqisë së bashku me afarist, por edhe me disa drejtorë komunal.
Sipas tij qëllimi i vizitës është për binjakëzim me Komunën e Nazilit. “Vizita bëhet me ftesë të Komunës së Nazilit, dhe është e para në këtë Komunë me ç’rast do të shihet niveli zhvillimor i kësaj Komune dhe do të takohemi edhe me komunitetin e Biznesit atje, do të marrim eksperienca të reja për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Komunën tonë” ka thënë Mustafa.
Nuhi Nuhiu, drejtor i Drejtorisë së Financave, tha se deri më tani kemi inkasuar 173 mijë euro që janë në konton e Komunës së Gjilanit të cilat mund të alokohen për shpenzime, këto mjete janë të hyra vetanake, një mars deri më datën 15 mars 2013.
Trendi i inkasimit është i mirë. Njoftimi për pagesën e tatimit në pronë i është dërguar të gjithë zyrtarëve ku punojnë nëpër institucionet shtetërore, çoftë që janë të angazhuar në Komunë, arsim, shëndetësi, polici, FSK, dhe në të gjithë institucionet tjera që paguhen nga arka e shtetit. Deri më tani janë shpërndarë mbi 25 mijë faktura të tatimit në pronë ndërsa deri në fund të muajit do të shpërndahen të gjitha faturat e tatimit në pronë tha Nuhiu.
Kurse Blerton Ajeti, drejtor i Mbrojtje dhe Shpëtimit, tha se lidhur me çështjen e erës që e ka përfshirë këto ditë komunën tonë vlen të theksohet se alarmimet nga ana e qytetarëve nuk janë ashtu siç paraqiten, sepse kjo ka ndodh në ndonjë shtëpi të vjetër e të pabanuar ose e ngjashme, por jo me aq shumë kërkesa, sepse ne kemi bërë vizita në vend të ngjarjes dhe poashtu e dimë edhe rrezikshmërinë që ekziston në vende të ndryshme të Gjilanit.
Ndërsa, Hamdi Ismajli, nga zyra e prokurimit, tha se janë hapur disa tender, dhe janë bërë edhe disa ftesa për kuotim, si ura në Lladovë, semaforët, për vetura, ndriçimit publik në fshatin Cërrnicë etj. Është duke vazhduar puna në rregullimin e lumit Mirusha, këto ditë është duke u punuar në qendër të qytetit dhe këtë dhe projekte të tjerë po i mbikëqyr një ekip profesional.
Behar Mehmeti, informoi këshillin për heqjen dorë të një autotaxi “Gjilani” nga operimi, ku në të kanë qenë të inkuadruar një numër i mirë i taksive të legjitimuar nën këtë operator. Taksistët tani janë duke kërkuar që të legalizohen si individual, por ne jemi duke shikuar mundësin e rregullimit të kësaj çështje si pako tha ai.
Ismet Hajdini, drejtor i Inspeksionit, ka kërkuar lehtësira për bizneset të cilët aplikojnë për vendosjen e reklamave, me të cilin u pajtuan të gjithë, por në DSHP do të marrin një miratim të dimensioneve të reklamës.
Ndërsa Arben Dubova, drejtor i Administratës, tha se tollovia e pritjes së qytetarëve për tu pajisur me dokumente të Gjendjes Civile është gjithnjë e më e vogël. Problem mbetet ende aspekti i infrastrukturës në qendrën e Bresalcit dhe të Cërrnicës./rajonipress/

