Eko Higjiena

Ndarja e Kosovës, “absolutisht e papranueshme”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Beograd – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se “ngrirja” e çështjes së Kosovës do të izolonte Serbinë dhe ekonominë e saj.

“Marrëdhëniet e parregulluara të Serbisë dhe Kosovës do të bllokonin integrimet evropiane, por, mbi të gjitha, do të vinin flamurin e kuq para syve të investitorëve të huaj në Serbi”, ka thënë Kacin për mediat serbe.

Sipas tij, asnjë bllok nuk dëshiron “të importojë jostabilitet”, përfshirë këtu “edhe Bashkimin Evropian.

“Për këtë janë të vetëdijshëm pothuajse të gjithë liderët serbë dhe kosovarë, andaj besoj se nuk do të vijë deri te ‘ngrirja’”, ka thënë Kacin.

Mobi Casa

Ai po ashtu ka theksuar se Plani Ahtisaari ofron një bazë të shkëlqyer për zhvillimin e Kosovës dhe të drejtat e pakicave.

Kacin ka përsëritur se është “absolutisht e papranueshme” ndarja e Kosovës, sepse një gjë e tillë “do të hapte kutitë e Pandorës për kërkesa të reja për ndarje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.

“Kosova është përcaktuar si tërësi politike, gjeografike, historike dhe ekonomike… Kosova mund dhe duhet të jetë shoqëri multietnike, multikulturore dhe multifetare”, ka thënë Kacin, transmeton REL.

Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeminstrash për normalizimin e marrëdhënieve. Aktualisht palët kanë mospajtime për formimin e një asociacioni të komunave serbe në Kosovë, për të cilin Beogradi kërkon përgjegjësi ekzekutive, ndërsa Prishtina kundërshton.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.