UBT

Jashari: Lugina e Preshevës nuk u trajtua drejtë nga klasa politike kosovare

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nazim Jashari koordinator i Lëvizjes për Bashkim në Gjilan tha për rajonipress se fatkeqësisht përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar të Kosovës dështuan që njëkohësisht me këtë problem ta shtrojnë për zgjidhje edhe çështjen e shqiptarëve të mbetur pakicë duke mohuar kështu vetveten dhe nevojat ekzistenciale të pjesëve të popullit shqiptar të mbetur në mëshirën e vullnetit arbitrar të qeverisë së Beogradit në Luginë të Preshevës, apo në mëshirën e bandave kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim organizon të martën më 19 mars në ora 12:00 një protestë në Prishtinë. Kjo protestë do të mbahet në vigjilje të vazhdimit e me shumë gjasa edhe të përmbylljes së kësaj faze të bisedimeve të autoriteteve të Prishtinës dhe të atyre të Beogradit, me të cilën LB mëton të shprehë pakënaqësinë e vet dhe njëkohësisht t’u japë mundësi që këtij demonstrimi të pakënaqësisë t’i bashkohen të gjithë ata që ashtu si ne besojnë që këto bisedime qenë bisedime në të cilat u trajtua dhe në njëfarë mënyre po i jepet rrugëzgjidhje çështja e serbëve të gjendur në pakicë në kufijtë e Kosovës ku shumicën absolute e përbëjnë shqiptarët thotë Nazim Jashari.

Nazim Jashari koordinator i Lëvizjes për Bashkim në Gjilan tha për rajonipress se fatkeqësisht përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar të Kosovës dështuan që njëkohësisht me këtë problem ta shtrojnë për zgjidhje edhe çështjen e shqiptarëve të mbetur pakicë duke mohuar kështu vetveten dhe nevojat ekzistenciale të pjesëve të popullit shqiptar të mbetur në mëshirën e vullnetit arbitrar të qeverisë së Beogradit në Luginë të Preshevës, apo në mëshirën e bandave kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Këto dy çështje, pra çështja e mbijetesës së pakicave, asaj serbe në Kosovë, gjegjësisht asaj shqiptare në Luginë të Preshevës dhe në rajonin e qeverisur nga asociacioni që pritet të krijohet nga këto bisedime kanë qenë, janë dhe do të mbeten probleme identike të cilat edhe është dashur të marrin zgjidhje identike, porse indiferenca, pakujdesia apo paaftësia për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve nga ana e qeverisë që kryesohet nga Hashim Thaçi është duke institucionalizuar një diskriminim të ri ndaj popullit shqiptar, që do të kthehet në burim jostabiliteti për aq kohë deri sa shqiptarët e gjetur në pakicë të barazohen në të drejta me serbët e përkëdhelur nga të gjitha anët” mendon Jashari.

Sipas Jasharit, Lëvizja për Bashkim mendon se shqiptarët e gjendur në tri komunat jugore ku shtrihet administrata e Serbisë kanë plotësisht të drejtë ta shprehin pakënaqësinë e tyre me lënien në hije që u është bërë nga ana e atyre prej të cilëve nuk e kanë pritur në asnjë mënyrë këtë injorim, porse është për të ardhur keq që me këto bisedime përfundimisht po u mëshohet vijë shqiptarëve, por edhe qytetarëve të tjerë të Kosovës që jetojnë në pjesën veriore të vendit që tash e katërmbëdhjetë vjet kanë jetuar më keq se nën Serbi, apo si “maca nën tërvesë” siç thotë populli, porse kanë qëndruar me shpresën që administrata e Prishtinës një ditë do t’i shtrijë pipat e vet edhe në atë pjesë të vendit, porse tashmë me këtë marrëveshje përfundimisht ata do të mbeten nën sundimin e çetnikëve të rinj të cilët tash e mbrapa do të jenë partnerë të Hashim Thaçit, në partneritet me të cilin do ta jetësojnë shpërnguljen edhe të këtyre pak banorëve shqiptarë të veriut, pas atyre dhjetëmijëve që u dëbuan me zjarr në dimrin e vitit 2000 tha Jashari./rajonipress/

Mund të ju interesoj: