UBT

Policia rajonale e Gjilanit ka një kolonel dhe asnjë rom të punësuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zëdhënësi i policisë Ismet Hashani për rajonipress për herë të parë ka bërë publike strukturën etnike dhe numrin e pjesëtarëve të policisë në rajonin e Gjilanit. Aktualisht në policinë rajonale të Gjilanit janë të angazhuar 643 pjesëtarë.

Drejtoria Rajonale e Gjilanit mbulon një territor të shtatë Komunave e Stacioneve policore si dhe tri nën stacione. Për të mbuluar tërë këtë territor janë të angazhuar 643 pjesëtar të policisë thotë për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Ndryshe ky edhe është publikimi i parë i numrit të pjesëtarëve të policisë duke përfshitë përkatësinë etnike, gradat, por mungon kualifikimi i tyre. Në fakt rajonipress ka bërë kërkesë edhe për nivelin e edukimit të pjesëtarëve të policisë, por kjo sipas Hashanit merr kohë për shkak të ngarkesës që ka data baza.

Shikuar nga numri i përgjithshëm sipas përkatësisë etnike del se drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan janë të angazhuar 516 polic shqiptarë, 108 serb, 13 turq, 3 boshnjak, 1 malazez, 1 kroat dhe 1 maqedon. Sipas kësaj statistike të punësuar nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit rom.

Eco Higjiena

Ndërkaq sipas detyrave dhe pozicioneve që kryejnë policët e Gjilani del se të uniformuar janë 555 pjesëtar kurse në staf civil janë të angazhuar 88 pjesëtar.

Nga të dhënat e ofruara nga Hashani del se në bazë të Gjinisë në policinë rajonale të angazhuar 526 meshkuj dhe 117 femra.

Janë interesante të dhënat rreth gradimit. Në gradën e kolonelit në policinë rajonale në Gjilan është vetëm një kolonel i graduar , pastaj ka dy nënkolonel, 1 major, 7 kapiten, 30 toger, 65 rreshter, 449 oficer dhe 88 në staf civil./rajonipress/

Mund të ju interesoj: