ARKATANA

Surdulli mbështet projektet ku përfitues janë qytetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka pritur njërin nga lehtësuesit për komunën e Kamenicës të projektit të APR-së (Aftësitë për Punësim Rural), Ardian Berisha. Gjatë këtij takimi, Berisha më gjerësisht e ka informuar Surdullin për qëllimin e projektit të APR-së.

“Ky projekt ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë në zonat rurale të Kosovës, ku komunat përfituese të këtij projekti janë komuna e Kamenicës, Shtërpc, Dragash dhe Novobërdë. Projekti i APR-së, synon përfshirjen e gjithë komunitetit, për të trajtuar problemet dhe vështirësitë e papunësisë” tha ndër të tjera Berisha.

Sipas Berishës ky projekt përdorë tri strategji kryesore të ndërhyrjes edhe atë ngritjen e kapaciteteve të të rinjve të papunë meshkuj dhe femra, prej moshës 16- 30 vjeç, përmes programeve të trajnimit dhe ngritjes së aftësive, të lidhura me mundësitë e sektorit privat. Bashkëpunimi me bizneset ekzistuese për të rritur punësimin dhe të ardhurat nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe të biznesit dhe ndërlidhja e furnizuesve të vetë-papunësuar të lëndës së parë ( bujqësore dhe tjera), me blerësit vendorë dhe rajonal.

Fundamenti

Po ashtu, Berisha tha se më 23 mars të këtij viti, në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”, në Kamenicë, do të mbahet një takim me të rinj, në mënyrë që të bëhet identifikimi i aftësive për trajnimin i cili do të mbahet në muajt e ardhshëm.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka falënderuar Berishën për informacionet e ofruara lidhur me projektin në fjalë, duke shtuar se ne si komunë mbështesim këtë projekt. Kryetari, premtoi se komuna do siguroj kushte për realizimin e trajnimeve për këtë projekt.

Ky projekt do të zbatohet nga viti 2013, deri në vitin 2015 dhe financohet nga HELËETAS Sëiss Intercooperation, përmes departamentit për mbledhjen e fondeve, si dhe fondacionet private Julius Baer ( Zvicër), dhe Medicos ( Lihtenshtajni)./rajonipress/

Mund të ju interesoj: