KKVITI

Lenjani: Xhandarët serb po bëhen polic kufitar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani tha për rajonipress se ditëve të fundit po ndodhë një dukuri shumë e çuditshme. Një pizgauer plotë me policë po qëndron afër punktit i cili edhe po shqetëson banorët. Në fakt këta polic kanë qenë ushtar të xhandarmërisë serbe, por i kanë ndërruar uniformat.

Banorët e brezit kufitare në fshatin Karaqevë e Epërme janë të frikësuar pasiqë ditëve të fundit ushtarët e xhandarmërisë serbe janë shndërruar në polic kufitarë.

FIDANISHTJA

Selver Lenjani përfaqësues i këtij fshati tha për rajonipress se ditëve të fundit po ndodhë një dukuri shumë e çuditshme. “Një pizgauer plotë me policë po qëndron afër punktit i cili edhe po shqetëson banorët. Në fakt këta polic kanë qenë ushtar të xhandarmërisë serbe , por i kanë ndërruar uniformat” tha Lenjani.

Lenjani tha se banorët me të drejtë ndihen të frikësuar pasiqë ata gjatë gjithë kohës rrinë në gjendje gatishmërie, derisa as KFOR-i e as policia kosovare nuk patrullon aty pari. “Këta xhandarë të shndërruar në polic kufitar kanë armatim të rëndë dhe kontrollojnë çdo detaj” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: