UBT

Ndërpritet masa e suspendimit ndaj pesë policëve vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se është ndërprerë masa e suspendimit ndaj Afrim Halilit ish komandant në stacionin policor në Viti , Rashit Rashiti zëvendës i tij, Isa Dili- rreshter, Mehmet Pira dhe Agim Demiri oficer. Afrim Halili është caktuar si shef i operativës në stacionin policor në Gjilan kurse katër të tjerët kanë mbetur në pozitat e njëjta në Viti tha Mahmuti.

Është ndërprerë masa e suspendimit ndaj pesë policëve të Vitisë të cilët ishin suspenduar nga komanda qendrore në ditën kur ishte rrëzuar përmendorja e ish luftëtarëve të LNÇ-së , ata e kishin neglizhuar situatën.

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se është ndërprerë masa e suspendimit ndaj Afrim Halilit ish komandant në stacionin policor në Viti , Rashit Rashiti zëvendës i tij, Isa Dili- rreshter, Mehmet Pira dhe Agim Demiri oficer.

Fundamenti

Mahmuti tha se Afrim Halili është caktuar si shef i operativës na stacionin policor në Gjilan kurse katër të tjerët kanë mbetur në pozitat e njëjta në Viti.

Mahmuti tha se edhe pse atyre u është ndërprerë masa e suspendimit standardet profesionale brenda policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin dhe kanë afat 60 ditë për të nxjerrë rekomandimet për rastin . /rajonipress/

Mund të ju interesoj: