Uji Dea

Banka Botërore e gatshme të ndihmoj Gjilanin

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takimin e Këshillit të Drejtorëve, kryetari i komunës Qemajl Mustafa, e ka njoftuar Këshillin për një aktivitet të dendur që ka zhvilluar ai këto ditë me një ekip të Bankës Botërore për Zhvillim, të cilët gjatë një vizitë në Komunën e Gjilanit, kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmuar komunën përmes huazimit të mjeteve në formë kreditimi me kamatë të ulët.

Sipas Mustafës fillimisht, komuna e Gjilanit ka përcaktuar si prioritet trajtimin e ujërave të zeza dhe për pije, me ç’rast është caktuar një ekip nga KRU “Hidromorava” dhe drejtoria për Shërbime Publike, që do të studioj aspektet e ujërave të zeza.

Banka Botërore, huazon një shumë të limituar të mjeteve financiare, mbështetur kapacitet buxhetore të komunës, 5 deri 6 milion euro, me mundësi të vazhdimit, sepse i tërë projekti ka koston nga 17 deri 18 milion euro.

“Sipas studimeve preliminare, do të ndërtohet fabrika për trajtimin e ujërave të zeza të zonës urbane, në largësi prej 5 km, larg qytetit (kjo i bie diku në mes të fshatit Malishevë dhe Uglar) ku do të vendoset kolektori kryesor. Në këtë projekt, do të involvohet edhe Qeveria, Banka evropiane për Zhvillim dhe rindërtim, Komuna e Gjilanit me pjesën e vet dhe komponent tjerë relevant”, ka thënë kryetari Mustafa, duke shprehë optimizmin e tij për një rrugë të mbarë në këtë drejtim.

Ndërkaq, në raportimet e tyre javore, drejtorët kanë shpalosur sukseset ne fushat e tyre të qeverisjes, brenda kësaj periudhe si dhe vështirësitë dhe planifikimet për periudhën e ardhshme.

Sa i përket të hyrave për periudhën njëjavore, drejtori i financave Nuhi Nuhiu, ka deklaruar për një realizim të suksesshëm, prej 95 përqind të të hyrave vetanake, ndërsa ka paralajmëruar për një raportim para Kuvendit të komunës për raportin financiar për vitin paraprak 2012.

KKVITI

Drejtori i Bujqësisë Nazmi Rapuca, ka folur për përgatitjet e kësaj drejtorie për mbjelljet pranverore, siç janë, misri dhe folie plastike. Interesimi i fermerëve është shumë i madh për grande dhe subvencione nga qeveria, ku deri tash kanë aplikua 13 fermerë për grande dhe 140 të tjerë për subvencione, ka thënë drejtori Rapuca, i cili ka bërë të ditur angazhimin e stafit të kësaj drejtorie për ti ndihmuar fermerët edhe në përgatitjen e dokumentacionit për aplikim.

Behar Mehmeti, drejtor i Shërbimeve Publike, ka njoftuar për rritjen e kërkesave për marrjen në shfrytëzim të hapësirave publike për reklamime, ndërsa ka kërkuar thjeshtëzimin e procedurave për marrjen e lejes për reklamim të produkteve biznesore e të tjera. Ndërkaq, drejtoi i Kadastrës Gani Neziri, ka prezantuar procesin e rikonstruimit kadastral që po zhvillohet si aktivitet i Agjencionit Kadastral te Kosovës, mbështetur nga Banka Botërore, për tri zona kadastrale të komunës.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Riad Rashiti, duke iu referuar informatës financiare nga drejtoria për Buxhet dhe Financa, është inkurajuar për shkallën e rritjes së të hyrave nga taksat e biznesit, në krahasim me vitin e kaluar, për të cilën ka thënë se është një rritje shumë e mirë. Njësia për biznes është duke e përgatitë një njoftim për lirimin e bizneseve dhe obligimin e mbetur deri ma tani. Ai më tej ka bërë të ditur se për këtë periudhë janë regjistrua 130 biznese të reja. “Ne si drejtori pothuajse kemi finalizuar një projekt rreth hulumtimit dhe analizës së investimeve që kanë ndodhur nga sektori privat në komunë, kryesisht gjatë pesë viteve të fundit, në çfarëdo sektori që është investuar. Dhe në fund të dalim edhe me një prezantim dhe promovim te ndërmarrjeve të mira e të suksesshme si dhe rreth numrit të të punësuarve në sektorin privat e publik”, ka thënë Rashiti.

Për fushën e zhvillimeve në arsimin gjilanas, ka fol drejtori Bujar Nevzati, i cili ka prezantuar takimin me përfaqësuesit e DANID-ës për implementimin e projektit të shkollës së mesme të Bujqësisë, e cila është në finalizim e sipër.

Edhe për aktivitetet e drejtorive tjera komunale, si në atë të shëndetësisë, inspeksionit, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Administratës së Përgjithshme, departamentit të prokurimit, etj, kanë raportuar veç e veç secili prej drejtorëve të fushave përkatëse, duke e përmbyllur kështu aktivitetin javor të qeverisjes në Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: