Mobi Casa

Mehmeti demanton Vetëvendosjen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike ka demantuar akuzat e Vetëvendosjes rreth asfaltimit në rrugën e “Gjinollëve”.Mehmeti në sqarim thotë VV nuk është e saktë e as profesioniste në vlerësimet e tilla, meqë gjendja në teren duket krejt ndryshe.

Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike duke mos u pajtuar me konstatimet e VV rreth asfaltimit në rrugën e “Gjinollëve” ka dhënë sqarime shtesë dhe profesionale mbi punët e kryera dhe mbikëqyrjen e kësaj rruge.

“Ndjej obligim ndaj qytetarit, që të sqarohemi në lidhje me rrugën e “ Gjinollëve”, në matjet e bëra nga VV. DSHP-ja ( Drejtoria për Shërbime Publike ), në kuadër të vetin ka edhe mirëmbajtjen verore të rrugëve. VV i rekomandojmë të jetë e saktë në matje , e për cilësi ( kualitet ) të asfaltit të dëshmojë me ateste ( të dhëna laboratorike ) duke pasur parasysh edhe kushtet teknike dhe karakterin e aktivitetit përkatës” ( në këtë rast asfaltin ).

Mehmeti tha se pa dashur të arsyetohemi, por me qëllimin më të mirë të sqarimit për qytetarin, ju prezantojmë tërë aktivitetin e mirëmbajtjes verore të kësaj rruge.

FIDANISHTJA

Sipas Mehmetit e para aktivitetet e asfaltimit janë përcjellë nga mbikëqyrësit, në rastin konkret edhe rruga në fjalë, rekomandimet e drejtorisë kanë qenë të mbulohen vetëm gropat, por me insistimin e qytetarëve është kërkuar që të mbulohet me një shtresë nga asfaltbetoni. Kushtet teknike ( gjeometria e rrugës ) ka lejuar maksimum shtresën 3 cm të asfaltbetonit në mënyrë që mos të ndikoj në evakuimin ( rrjedhjen normale ) të ujërave atmosferik nga të reshurat, dhe kuotat e rrugës mos të jenë më të larta se kuotat e trotuarit dhe hyrjeve në hapësirat e mbyllura.

Mehmeti tha se mbistruktura e rrugës ekzistuese ( valeri ) ka qenë me deformime të theksuara ±5 cm, dhe mos ta habitë fakti VV që mund të hasë në shtresën 1 cm , por është e pandershme të mos e matë edhe trashësinë përmes mostrave të asfaltit ekzistues ku ka me hasur edhe deri në 5 cm, kështu që mesatarja e shtresës së asfaltbetonit i bie të jetë mbi 3 cm, por kisha sugjeruar të mos bëheni merak shumë për sasinë e asfaltit të shtruar sepse ajo pranohet në punishte me tonë nga mbikëqyrësit dhe përgjegjësia bie mbi ta.

E dyta, sipërfaqet e dëmtuara nuk janë as 5% i sipërfaqes totale të shtruar, e duke i pasur parasysh të gjitha përkufizimet teknike dhe karakterin e mirëmbajtjes që janë të përkohshme në shërbim ( dhe në të ardhmen trajtimin komplet të rrugës ), rezulton që nuk do të ishte shumë i arsyeshëm investimi ( shpenzimi ) për një kohë afatshkurtër.

“Nga kjo determinon që VV duhet të konsultohet me profesionalistë të fushës përkatëse dhe le ta lexojë kenaqshmerinë e qytetarëve te raporti i vitit 2012 të hartuar nga USAID-i dhe MAPL për cilësinë dhe gjendjen e rrugëve dhe aty i ka të dhënat nga vet prononcimi i qytetarëve dhe të përdorë peshoren e bazhdaruar saktë të ngarkuar me punë të mira , pse jo edhe të këqija dhe nëse donë ta lexoj drejt me siguri se do të jetë e demantuar” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.